Kryeministri lë pas axhendën shtetërore dhe kërkon ndërmjetësim personal për falje politike, ndërsa paniku rritet nga goditjet ndaj rrethit të tij kriminal…
Vizita e Edi Ramës në Katar nuk pati asnjë qëllim shtetëror. Kryeministri kërkoi të dërgonte një mesazh të tretë drejt Donald Trump përmes një kanali të ndjeshëm diplomatik, duke përdorur miqësinë e Katarit me kreun republikan. Shakaja e Ramës ndaj Trump në praninë e Macron dhe presidentit të Azerbajxhanit duket se ka shkaktuar zemërim në rrethin e Trump. Burimet diplomatike pohojnë se Rama ka kërkuar të vendoset në dispozicion të një marrëveshjeje, madje duke pranuar fundin e karrierës së tij politike. Takimet e fshehta në Katar e Vjenë me Jared Kushner nxisin dyshime se Rama ka kërkuar një rol ndërkombëtar, me synimin për t’u vendosur në krye të OSBE në fillim të 2026. Nëse skenari është i vërtetë, ai duhet të shpallë largimin para Vitit të Ri.
Vizita e Edi Ramës në Katar ishte një mister i vërtetë. Nuk pati asnjë axhendë shtetërore dhe asnjë arsye politike për një marrëdhënie me shtetin e vogël, por shumë të pasur, të Gjirit Persik. Kryeministri foli shumë pak, ndërkohë që Katari sot është kthyer në një pelegrinazh negociatash botërore, si për Lindjen e Mesme, ashtu edhe më gjerë.
Kreu i qeverisë së Katarit është një nga politikanët për të cilët Donald Trump nuk ka orar për të telefonuar. Ata janë kthyer në miq të ngushtë. Edi Rama, i informuar nga njerëzit afër presidentit amerikan, ka shkuar atje për të çuar një mesazh të dëshpëruar. Është sinjali i tretë. Ai kërkon një falje të madhe duke përdorur një ndërmjetës.
Shakaja e Edi Ramës në prani të Macron me presidentin e Azerbajxhanit për Donald Trumpin ka qenë shumë më e rëndë sesa e ka menduar vetë kryeministri. Reagimet që kanë mbërritur në Tiranë kanë qenë të rënda për të. Nuk kanë ardhur direkt, por paniku e ka përfshirë. Siç mësohet, ai ka thënë se është gati të vihet në dispozicion, edhe nëse i duhet të mbyllë karrierën e tij politike. Por nuk ka marrë asnjë përgjigje dhe asnjë sinjal.
Kjo e ka shqetësuar më shumë. Kur erdhi ndëshkimi ndaj narkotrafikantëve pranë rrethit të tij, frika i hyri në palcë. Për këtë arsye, Edi Rama ka ndërmarrë të luajë tërë reputacionin politik, duke u ofruar si negociator i Europës me Rusinë, nëse këtë e pëlqen Donald Trump.
Ai ka kontaktuar dy anët e kundërta të medaljes, Emanuel Macron dhe Viktor Orban, por deri tani nuk ka marrë konfirmim. Për këtë arsye, ka dalë hapur me metodën e vet të vetme, atë të Shaban Qoses së Tiranës së viteve 80. Ai është bërë lideri i parë i një vendi të NATO-s pas Orbanit që kërkon negociata direkte të BE me Rusinë, duke u ofruar si kurban politik.
Nuk duket një veprim i improvizuar. Edi Rama është i pari lider i Ballkanit që ka takuar disa muaj më parë njeriun më të ngushtë të Putinit, Aleksandër Llukashenko. Pamfleti e bëri publik atë takim, por asnjë media shqiptare nuk foli. Tani kanë nisur të flasin. Prej disa ditësh, qarqe pranë Ramës po hedhin mjegull në media duke thënë se qëndrimet e tij kanë sens politik europian.
Ka shumë mister mbi axhendën e Ramës në Katar dhe në Vjenë. Sipas burimeve diplomatike, në të dy rastet ai ka takuar dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner, i cili u nis në Moskë pas një misioni negociues në Katar dhe dje u kthye nga Vjena për në Moskë.
Zërat që qarkullojnë në këto mjedise thonë se Rama ka firmosur largimin e tij për një mision ndërkombëtar. Pozicioni i parë që ai ka kërkuar është ai i kreut të OSBE në fillim të vitit 2026.
Po posti i kryeministrit të Shqipërisë? Nëse skenari realizohet, ai duhet të shpallë largimin para Vitit të Ri./Pamfleti




