Irlanda, Spanja, Holanda dhe Sllovenia kanë njoftuar bojkotimin e Festivalit të Këngës Eurovision 2026, pasi Izraeli u lejua të marrë pjesë pavarësisht thirrjeve të shumë vendeve për ta përjashtuar atë për shkak të luftës në Gaza dhe akuzave për manipulim të votimit.
RTÉ e Irlandës tha se pjesëmarrja në konkurs është “e paarsyeshme” përballë numrit të madh të viktimave në Gaza dhe krizës humanitare që vazhdon. Transmetuesit e Holandës dhe Sllovenisë deklaruan po ashtu se pjesëmarrja bie ndesh me vlerat e tyre publike dhe standardet etike.
Gjatë takimit, rreth 50 transmetues, përfshirë BBC-në, u ftuan të mbështesnin rregulla të reja për ndalimin e fushatave të organizuara të votimit, pas akuzave ndaj Izraelit për mbështetje të padrejtë të përfaqësueses së tij. Miratimi i këtyre rregullave lidhej me heqjen e mundësisë për të votuar mbi praninë e Izraelit në konkurs.
Presidenti izraelit Isaac Herzog përshëndeti vendimin e EBU-së, duke e quajtur “një gjest solidariteti dhe bashkëpunimi” dhe theksoi se Izraeli “meriton të përfaqësohet në çdo skenë në botë”.
Top Channel




