Tr*gjedi në Durrës! Vd*s 15 vjeçari i pl*gosur me th*kë, Klodiana Lala tr*ndit: U lutën, por shteti e la të vd*ste, vëllai i tij kur e mori vesh po…

Nëntë ditë pas plagosjes së rëndë me thikë, 15-vjeçari nga Durrës, i shtruar fillimisht në Reanimacionin Qendror të QSUT – Spitali Nënë Tereza, ka ndërruar jetë në Tiranë, ku u transferua me urgjencë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Erion Boba nuk arriti t’u mbijetonte plagëve fatale në kraharor, të shkaktuara nga goditja me mjet prerës nga një bashkëmoshatar. Lajmi u bë publik nga Ambulanca e Morgut dhe Drejtoria e Policisë e qytetit, teksa familja e tij jeton ende nën traumën e asaj nate tragjike. Përpara transferimit, i mituri doli nga intubimi, por gjendja u përkeqësua sërish, duke u rikthyer në mbështetje respiratore, deri në nisjen drejt QSUT në Tiranë, ku ndërroi jetë disa orë më pas.

Po në të njëjtën linjë kronologjike, rasti risolli në vëmendje edhe tragjedinë e Ngjarja e 14 nëntorit 2024, ku 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën pasi u godit me thikë në zemër nga një moshatar, duke shënuar një nga episodet më tronditëse të dhunës mes të miturve në Shqipëri gjatë vitit 2024.

Dramën sociale e pasqyroi publikisht gazetarja Klodiana Lala, e cila në një reagim të fortë kritikoi mungesën e reagimit institucional për të shpëtuar jetën e 15-vjeçarit. Fjala e përcjellë nga familja, sidomos gjyshja e të miturit, tregoi se trauma po merr jetë paralele brenda shtëpisë shqiptare, ndërsa heshtja publike dhe institucionale e intensifikoi ndjesinë e vetmisë së familjeve që po përballen me dhimbje të përsëritur.

Erjoni 15-vjeçar qe u plagos ne Durres nga nje bashkemoshatar nderroi jete ne QSUT. Familja kerkoi ndihme per te, por Ministrja e Shendetesise ka halle te tjera. As se vune ujin ne zjarr per Erjonin.
Gjyshja e tij me tha po na iken dhe djali tjeter nga duart nga trauma qe ka pesuar.
Drama eshte ulur kembekryq ne familjet shqiptare. Te gjithe heshtin. Na fal Gjyshe Baria.
Te gjithe jemi fajtore.
Qofsh mire me zotin Erjon!

Një sherr i nisur mes një grupi adoleshentësh në rrjetin social TikTok, ka përfunduar në tragjedi, pasi 15-vjeçari që u qëllua me thikë në datë 25 nëntor në zonën e ish-Kënetës në Durrës, humbi jetën mbrëmjen e sotme.

Pas debatit në rrjetin social, dy të rinjtë lanë takim për të sqaruar sherrin, teksa shkuan të shoqëruar edhe nga miqtë e tyre. Pas debatit me tone të ashpra situata degjeneroi në përleshje fizike, ku janë përdorur edhe sende të forta.

Gjatë konfliktit të ndodhur, Erion Boba u qëllua 4 herë me thikë, dy në zemër dhe dy në stomak nga 14-vjeçari, që kishte konfliktin. Ky i fundit u arrestua pas disa orësh nga policia e Durrës.

Gjatë konfliktit, 14-vjeçari me inicialet M.K. ka goditur me thikë katër herë 15-vjeçarin. Pas ngjarjes, ai është arrestuar nga Policia e Durrësit.

Ndërsa sherrin në TikTok, e konfirmoi edhe babai i 15-vjeçarit që humbi jetën mbrëmjen e sotme. Ai tha se dy të miturit kanë debatuar dhe janë sharë me njëri-tjetrin në TikTok për protagonizëm

Ata kanë debatuar dhe janë sharë me njëri-tjetrin në TikTok për protagonizëm. Ia lëmë dhe shtetit pjesën tjetër”, tha ai në një emision.

Ndërsa rasti i rëndë, sjell në vëmendja vrasjen e Martin Canit në Tiranë. 14-vjeçari pasi debatoi me bashkëmoshatarin Mario Përlleshaj, ky i fundit e goditi me thikë në zemër, e cila rezultoi fatale dhe i mori jetën Martin Canit.