15 vjeçari u q*llua me th*kë në zemër pa pikë fajli! tr*ndit familja: Gjatë operacionit, në Durrës ikën dritat, ja çfarë bënë mjekët

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka zgjuar reagime të forta në opinionin publik, pasi familjarët e 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën dje pas gjashtë ditësh luftë për mbijetesë në QSUNT, akuzojnë se trajtimi fillestar në Spitalin e Durrësit është zhvilluar në kushte krejtësisht të papranueshme, madje të krahasueshme me ato të mesjetës.

Sipas denoncimeve të familjarëve, Erjoni, pas plagosjes së rëndë me thikë pranë zemrës, iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm në spitalin e Durrësit. Por gjatë procesit kirurgjikal, ka patur ndërprerje të energjisë elektrike, një situatë e paimagjinueshme për një qendër spitalore që trajton raste të tilla kritike. Po sipas tyre, pikërisht kjo mungesë energjie ka detyruar personelin mjekësor ta transportojë me urgjencë adoleshentin drejt QSUNT, ku kërkohej ndërhyrje e specializuar, pasi plagët i kishin prekur zonën e zemrës.

Të afërmit e të miturit rrëfejnë për median se ka qenë pikërisht kjo situatë skandaloze që përkeqësoi gjendjen e tij. Njëri prej tyre u shpreh për JOQ:
“Në spitalin e Durrësit, turp i Zotit, iknin dritat, prandaj e çuan në Tiranë urgjent. Gjendja e djalit u përkeqësua, sepse e kemi mik shtëpie dhe jemi në dijeni të çdo gjëje.”

Ndërkohë, edhe familjarë të tjerë e konfirmojnë këtë version, duke theksuar se ndërprerja e energjisë gjatë operacionit është detaji më i rëndë që nuk mund të fshihet. Ata shtojnë se mjekët janë munduar të bëjnë maksimumin, por infrastruktura dhe kushtet e spitalit e kanë bërë thuajse të pamundur shpëtimin e jetës së 15-vjeçarit.

Halla e të ndjerit shprehet me tone të forta dhe plot zhgënjim për JOQ:
“Po. Kjo ka ndodhur vërtet. Si në mesjetë. Operim pa drita, por çdokush do të mbulojë diçka, që nga vrasësit, policia, spitali, media, të gjithë gënjejnë se nuk kanë qenë aty. Për 5 ditë, askush. Mjekët aty janë munduar, por kushtet janë fatale, as ashensor nuk kishte për emergjencat.”

Ngjarja tragjike nis më 25 nëntor, pak pas mesditës, në ambientet e jashtme të shkollës “Dom Nikollë Kaçorri”. Një konflikt banal, i nisur nga një koment në rrjetet sociale, u përshkallëzua në dhunë të rëndë, kur bashkëmoshatari i Erjonit e goditi me thikë në gjoks, pranë zemrës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe transferimit në QSUNT, plagët rezultuan fatale pas gjashtë ditësh trajtim intensiv.

Ngjarja ka ngjallur dhimbje, zemërim dhe kërkesa për përgjegjësi, ndërsa pritet që institucionet të zbardhin rrethanat e plota të trajtimit të të miturit dhe të verifikojnë denoncimet e ngritura nga familjarët, të cilët kërkojnë drejtësi për humbjen e jetës së Erjonit.