Nuk na e merrte mendja/ Këngëtari i njohur konfirmohet si banor i BBVA 5

Pas javësh me thashetheme, aludime dhe emra të përmendur nëpër rrjete sociale, më në fund një nga zërat më të diskutuar është konkretizuar. Është konfirmuar se një tjetër personazh i njohur do t’i bashkohet shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5”, duke e bërë edhe më të nxehtë pritjen për nisjen e sezonit të ri.

Bëhet fjalë për këngëtarin e dashur të muzikës popullore, Kristi Lamaj, i cili prej kohësh ka qenë objekt i vëmendjes së mediave rozë. Emri i tij qarkullonte si një ndër kandidatët kryesorë për të qenë pjesë e kastit, por deri më sot gjithçka mbetej në nivel spekulimesh.

Sipas burimeve të programit argëtues “Prive”, Lamaj jo vetëm që është kontaktuar nga produksioni, por ka pranuar zyrtarisht ftesën, duke u cilësuar tashmë si një nga hyrjet më surprizë të këtij edicioni, i cili pritet të nisë së shpejti dhe që ka premtuar shumë risi.

Përfshirja e këngëtarit në garë pritet të shtojë një dimension të ri në dinamikat e shtëpisë. Stili i tij artistik, energjia që e karakterizon dhe përvoja në skenë mund të ndikojnë në mënyrën se si ai do të ndërveprojë me banorët e tjerë. Publiku, nga ana tjetër, duket tashmë i intriguar për të parë sesi Kristi do ta përballojë sfidën e një reality show-u intensiv dhe emocional si BBVIP.

Me konfirmimin e tij, pritja për cast-in final bëhet edhe më e madhe, ndërsa ky sezon premton të jetë një nga më surprizuesit dhe më të komentuarit e viteve të fundit.