Tashmë është bërë e qartë se marrëdhëniet midis qeverisë shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara kanë hyrë në një periudhë të tensionuar. Kur e dërguara me punë e SHBA në Tiranë, NancyVanHorn mbërriti në Kryeministri në gusht të këtij viti, pas rakordimit me shefen e kabinetit të Edi Ramës, Vali Bizhga, kryeministri shqiptar nuk preferoi ta takonte duke ja lënë përgjegjësinë vartëses së tij. Kjo shmangie e Ramës e vendosi Bizhgën në një situatë të ngushtë, të paprecedentë dhe tepër të vështirë përballë përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E shtyrë në këtë pozicion të pakëndshëm për shkak të vendimit të Ramës, Bizhga u detyrua ta priste zonjën VanHorn në një takim të shkurtër dhe të ngarkuar, ku ajo mori tre mesazhe shumë të forta. Këto mesazhe ishin porosi direkte për Edi Ramën, të cilat amerikanët ia komunikuan përmes shefes së kabinetit, sepse kryeministri kishte zgjedhur të mos dilte përballë tyre. Mesazhi i parë, i artikuluar qartë nga zonja Horn, ishte që Rama të mos tentonte të kërkonte vizë për në OKB, pasi nuk do t’i jepej kjo mundësi. Mesazhi i dytë, po aq tronditës, ishte se në qeverinë e re nuk duheshin zgjedhur Belinda Balluku dhe Pirro Vengu, për shkak të problemeve serioze të shkaktuara nga kjo dyshe në raport me aleancën strategjike me SHBA.
Kjo porosi ishte një ndërhyrje e qartë, një paralajmërim dhe një refuzim i hapur për rikthimin e tyre në ekzekutiv.Ndërsa mesazhi i tretë ishte pika më goditëse. Ai i bënte të qartë Ramës se loja e tij me Amerikën kishte kaluar vijën e kuqe. Ky sinjal nuk linte vend për interpretime. Ishte një paralajmërim i hapur se SHBA nuk do të toleronte më asnjë devijim të mëtejshëm.
Dorëheqja
Menjëherë pasi mbaroi takimin me Nancy VanHorn, zonja Bizhga, e tronditur nga pesha e mesazheve dhe e indinjuar nga fakti që ishte lënë e vetme përballë tyre dorëzoi dorëheqjen në tavolinën e Kryeministrit, duke i dhënë lamtumirën raportit mbi tre dekada me të. Shefja e kabinetit, e njohur për një integritet të jashtëzakonshëm moral, nuk pranoi të bëhej pjesë e lojërave të shefit të saj, duke dhënë dorëheqjen si shefe kabineti. Kjo lëvizje e Bizhgës nuk është pritur mirë nga Rama, i cili ka lënë bosh vendin e shefes së kabinetit në pritje të një rikthimi që nuk ka ardhur dhe që, sipas gjasave, nuk do të vijë. Që nga ai moment, dihet se ç’po ndodh me qeverisjen Rama.
Nga ky moment e në vijim, qeveria e tij ka hyrë në një situatë stand by, ku qeverisja ka ngelur në gjendje të ngrirë për shkak të problematikave të ndjeshme të saj me korrupsionin. Mesazhet amerikane mbi kartelet kriminale, të konsideruara terroriste nga Presidenti Trump, ku një pjesë e tyre janë të suportuara drejtpërdrejtë nga Edi Rama, kanë bërë të qartë se ky i fundit po përjeton ditët e fundit të Pompeit. Fakti që SHBA thotë se “ne nuk merremi me çështje nën hetim”, duke e cituar fjalë për fjalë: “Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA–Shqipëri në luftën kundër krimit transkufitar. Ne nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim,”nënkupton qartë se problemi “Balluku” është i mbyllur për ta.
Problemi që SHBA kanë emergjencë është krimi transkufitar, kartelet e drogës, ose terroristët, siç i konsideron Trump në urdhrin ekzekutiv. Pra, sipas situatës aktuale dhe shigjetave amerikane, problemi është ndërlidhja e Edi Ramës me kartelet e drogës, si në nivel ndërkombëtar, klani Sinaloa, por edhe me kartelet lokale të cilat aktualisht zotërojnë një pjesë të pushtetit politik. SHBA është e prerë, nuk ka mëshirë për kartelet, dhe mesa duket fati i Edi Ramës ka disa kohë që nuk punon më për të.




