AL*RM në këtë aeroport, disa persona s*lmojnë udhëtarët, policia rr*thon zonën dhe kap njërin prej tyre (PAMJE)

Një alarm i kuq u dha mëngjesin e kësaj të diele në Aeroportin Heathrow në Londer, pasi Terminali 3 u desh që të bllokohej për shkak të një incidenti.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja u regjistrua në parkimin shumëkatësh të këtij terminali. Alarmi u dha pasi disa persona u qëlluan me sprej piper. Udhëtarët u sulmuan nga një grup personash të cilat më pas menjëherë u larguan nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë policia mbërriti në vendin e ngjarjes ku siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme bënë të mundur arrestimin e një personi i cili dyshohet se ka gisht në këtë sulm.

Për shkak të incidentit, tunelet e Heathrow u mbyllën, ndërsa trafiku u ndërpre si në autostradën M4 ashtu edhe në linjat e Metrosë së Londrës dhe Linjës Elizabeth, duke rezultuar në probleme shumë serioze për udhëtimin e pasagjerëve.

Një zëdhënës i Aeroportit Heathrow konfirmoi se ky është një “incident i vazhdueshëm” në parkingun shumëkatësh të Terminalit 3. Ai tha se po bashkëpunojnë me shërbimet e emergjencës dhe pritet një përditësim zyrtar.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje rreth shkakut të incidentit.