Komuniteti i Zakynthos është tronditur nga vdekja tragjike e një fëmije 2-vjeçar me origjinë shqiptare në fshatin Agios Leontas, pasi u sulmua për vdekje nga qeni i familjes, një pitbull i adoptuar vetëm pak javë më parë.
Sipas mediave greke, qeni, i cili më herët jetonte si endacak dhe nuk kishte pasur raportime për sjellje agresive, është dërguar në një strehë me urdhër të prokurorit. Kryebashkiaku i Zakynthos, Giorgos Stasinopoulos, tha se nga dita e nesërme kafsha do të vendoset nën monitorimin e një veterineri, ndërsa një komision pesë anëtarësh nga Patra pritet të vendosë nëse pitbulli do të ekzekutohet apo do të strehohet.
Autoritetet ende nuk kanë arritur të përcaktojnë me saktësi rrethanat e incidentit. “Askush nuk di ende se çfarë ka ndodhur. Fëmija u gjet i vdekur”, deklaroi Stasinopoulos.
Ngjarja ndodhi në oborrin e banesës, ku fëmija ndodhej vetëm me qenin. Pitbulli e sulmoi me dhunë, duke i shkaktuar plagë të rënda në të gjithë trupin, veçanërisht në qafë. Babai u përpoq ta shpëtonte djalin nga goja e kafshës, por pa rezultat.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ambulancës, distanca prej rreth 30 minutash nga qyteti e bëri situatën edhe më të vështirë.
Fëmija u dërgua në spital në gjendje kritike dhe ndërroi jetë pak çaste më vonë. Stafi mjekësor raportoi se skena ishte “e paprecedentë dhe tronditëse”.
Prindërit, të njohur në zonë si dashamirës të kafshëve dhe që shpesh strehojnë kafshë endacake, u liruan me urdhër të prokurorit. Pitbulli ishte adoptuar kohët e fundit nga familja dhe kishte jetuar në rrugët e fshatit përpara se të merrej në kujdes prej tyre.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen tragjike.
Shoqëria e Zakynthos është e tronditur nga vdekja e një djali 2-vjeçar shqiptar në fshatin Agios Leontas, pasi u sulmua barbarisht nga qeni PitBull i familjes.
“Vajza ime e vogël më thirri dhe unë vrapova shpejt, kjo është e gjitha që mbaj mend. Djali im i vogël iku”, tha babai i djalit për Alpha me zërin që i dridhej.
Sipas informacioneve nga ERT, çifti, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë, ishte nisur për të blerë furnizime për shtëpinë dhe kur u kthyen pak pas mesditës, djali i vogël i shpëtoi vëmendjes dhe shkoi drejt pemës ku ishte lidhur qeni, i cila e sulmoi duke i shkaktuar lëndime të rënda.
“Qeni ishte endacak, e kishin lëshuar dhe e morëm sepse njerëzit në fshat bërtisnin se do t’i hante kafshët. E mora që të kishte një vend për të qëndruar dhe hëngri fëmijën tim . Fëmija më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë”, shtoi babai i fëmijës.
Prindërit e fëmijës e çuan atë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, ku mjekët luftuan për ta sjellë në jetë, por për fat të keq nuk ia dolën dot.
Autoritetet kompetente janë mobilizuar për të hetuar rrethanat e sulmit, ndërsa prindërit po mbahen në paraburgim.
Top Channel




