Dalin sekretet e k*nfliktit për 700 MIJË EURO që çoi në VR*SJEN e BIZNESMENIT në Elbasan/ Mondi e dh*noi “KIÇON” në karburant! (Lidhja me ÇUNAT e DUBAIT)

Autoritetet në Elbasan kanë dhënë detaje mbi konfliktin që çoi në vrasjen e biznesmenit Edmond Mondi Mëhalla duke vendosur 35-vjeçarin Oklid El Ouejdi në qendër të hetimeve.

El Ouejdi i njohur në qytet me nofkën Kiço ose Oliver dhe nip i personazhit të njohur “Timit të Elbasanit” dyshohet se ka organizuar dhe financuar atentatin ndaj Mëhallës.

Sipas Policisë së Shtetit konflikti ka nisur nga një marrëveshje tregtare e papërfunduar me vlerë 700 mijë euro.

Rreth 10 ditë para vrasjes Mëhalla kishte ushtruar dhunë fizike ndaj El Ouejdit në karburantin Xhaxhi Oil.

Për të shmangur detyrimin financiar El Ouejdi kishte ofruar si kompensim katër apartamente në Tiranë por me probleme pronësie gjë që rriti tensionin mes tyre.

Më 10 ditë pas përplasjes fizike Mondi Mëhalla u qëllua me tre plumba dhe u vra profesionalisht ndërsa autorët dogjën makinën tip Audi pas krimit.

Mëhalla i njohur në qytet si “Hyka” ishte mik i ngushtë i Kei Piut.

Deri tani janë arrestuar tre persona Nevzat Nevi Spaho dyshohet si shoferi që ndihmoi autorin të largohej Kujtim Pisha punonjës karburanti për mosparaqitje të informacionit dhe Xhino Ago, ortak i Mëhallës i akuzuar për mosndryshimin e pronësisë së makinës së përdorur në krim.

Në kërkim mbeten Armando Kola nga Laçi dhe Marselo Arani nga Elbasani, i cili kishte thyer masën e arrest shtëpie për pastrim parash.

Figura kyçe mbetet edhe Naldi Gjini i cili ka identifikuar disa prej të dyshuarve dhe ka ndihmuar hetimet.

Hetimet tregojnë se konflikti financiar dhe tensionet personale e çuan situatën në atentat.

Policia po vijon përpjekjet për kapjen e Ouejdit dhe dy të kërkuarve të tjerë ndërsa hetimet pritet të sjellin zhvillime të rëndësishme në ditët e ardhshme.

Autoritetet e konsiderojnë El Ouejdin personin kyç në hetim me qëndrim të dyshuar në Maqedoninë e Veriut dhe lidhje të shumta në rajon përfshirë edhe me Sheval Muharremin i njohur si “Bosi i Gërçecit” që jeton në Dubai.

Në rrjet njihet si Shevali 007, dhe midis të rinjve ka krijuar një lloj emri, kryesisht te ata të cilët tërhiqen nga historitë e vrasjeve, trafiqet e drogës dhe jeta luksoze.

Bëhet fjalë për Sheval Muaremin, i cili është shpallur në kërkim nga Maqedonia e Veritu, me akuzën se është pjesë e një grupi kriminal që merret me trafikun e kokainës dhe të përfshirë në vepra të tjera të rënda si vrasje.

Emri i Shevalit është përfolur edhe për vrasjen e Shyqyri Beut, i njohur si “Riku Beu” nga Kavaja, i cili u gjet i pajetë i groposur në vitin 2020 në Maqedoninë e Veriut, vend ku dyshohet se kishte nisur të kryente trafikun e drogës.

Sheval Muaremi akuzohet se së bashku me Orhan Bajramin, i vrarë në Greqi, dhe Jeton Krivanjevën i vrarë në “Shisha Bar” në Shkup kanë ngritur një grup të strukturuar kriminal që merrej me vrasje dhe trafik të kokainës nga vendet e Amerikës Latine.

Sipas policisë, në vitin 2021 nga ky grup është vrarë Afrim Berisha dhe Burim Vardari, ndërsa në vitin 2020 është vrarë një shtetas i Shqipërisë.

Disa nga vrajset janë zbuluar pas çkodimit të mesazheve në telefonat e “SKY ECC” nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut.