Opinioni publik u trondit dhe njëherë nga vrasja e një tjetër të mituri, i cili u godit me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar pas konflikteve banale që kryesisht lindin në rrjete sociale apo dhe në oborret e shkollave.
Të gjitha këto konflikte ndodhin në afërsi të shkollave ndërsa fëmijët e moshave 14-15 vjeç, lëvizin me vete me thika të llojeve të ndryshme, një konstatim ky tepër shqetësues për të gjithë rininë dhe mbi të gjitha për kontrollin dhe sigurinë nëpër shkolla.
Eksperti i kriminalistës, Ervin Karamuço u shpreh se të miturit i fshehin thikat dhe armët e ftohta nëpër pllakat e varreve. Një tjetër mënyrë për t’i futur nëpër shkolla, është futja e tyre nëpër çantat e vajzave, pasi vetë ata nuk marrin çanta.
“Fëmijët çdo ditë ndërronin varret, shtynin pllakat. E kam këtu fotografinë. Çdo ditë e vendosnin dhe mbyllnin pllakën. Mbanin armë. Prokurori mbylli sytë, dolën të lirë Ia hodha drejtësisë është një tjetër term që po përdoret.
Dënohen me 12 vite, del pastaj me 6-7. I futin ato armët e ftohta te çantat e vajzave, nuk marrin çantë këta, se e kanë si status. E shikon zysha këtë status? Këta sikur shkojnë në luftë.
U kam thënë policëve, shkoni merrni nëpër lokale. Ka të mitur që janë vrarë edhe pse s’kanë qenë pjesë e sherrit. Bandat bëjnë manipulime emocionale, u thonë fëmijëve shiko se s’të kap drejtësia”-u shpreh Karamuço.




