Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se ka nisur i vetëm protestë kundër Edi Ramës, pasi ai po sulmon Gjykatën Kushtetuese.
Lapaj tha se pas 3 vitesh protesta në shesh për rritjen e çmimeve, sonte do të qëndrojë me një karrige para kryeministrisë ndërsa të martën do të dorëzojë kërkesën për protestën në polici.
“Sot kam ardhur këtu, pas 3 vitesh qëkur protestoja për çmimet. Sonte do të nis një protestë tjetër, përballë Edi Ramës i cili duhet të dorëhiqet pasi ka nisur ndaj drejtësisë dhe në datë 12 Kushtetuesja duhet të shprehet.
Unë sot duhet të nis një protestë këtu, si qytetar, është simbolikë kjo nisje i vetëm dhe do të jem këtu, ditë e natë pa ndalim, jo duke ikur në shtëpi duke ngrënë dreka e darka. Dhe uroj që këtu të ketë qindra e mijëra qytetarë në ditët në vazhdim. Fundja ky është fati im të jem një protestues i përjetshëm”, tha Lapaj.
Adriatik Lapaj: Do thoni ju cfarë bën në këtë orë tek kryeministria. Kisha 3 vjet që nuk kisha zbritur në shesh për të protestuar. Sot është 8 dhjetori, dita kur nisi lëvizja studentore që rrëzoi komunizmin dhe kam pritur gjithë ditën të ketë reagime, protestë, inat në gjithçka po ndodh.
Por në fakt nuk ka ndodhur asgjë nga këto. Sot kam ardhur këty 3 vite pasi protestoja dikur për çmimet, të nis një protestë tjetër, përballë Edi Ramës i cili duhet të dorëhiqet. I cili ka marrë sulm ndaj drejtësisë dhe në datë 12 Kushtetuesja duhet të shprehet.
Unë sot duhet të nis një protestë këtu, si qytetar, është simbolikë kjo nisje i vetëm dhe do të jem këtu, ditë e natë pa ndalim, jo duke ikur në shtëpi duke ngrënë dreka e darka. Dhe uroj që këtu të ketë qindra e mijëra qytetarë në ditët në vazhdim. Fundja ky është fati im të jem një protestues i përjetshëm.




