Çim Peka g*det hapur Flamur Nokën: Nuk ka nivel, ka kërcitje të madhe intelektuale, Berisha duhet patjetër të

Në radhët e Partisë Demokratike duket se ka nisur një përçarje e re. Çim Peka, drejtuesi i Syri.Tv, ka sulmuar numrin dy të PD-së, Flamur Noka, duke e cilësuar atë të një niveli të ulet intelektual në krahasim me kreun e PD-së, Sali Berisha.

Ndërsa kishte të ftuar sonte në studio Sali Berishën, Peka iu drejtua Berishës duke i thënë se:

“Edhe kundërshtari juaj më i madh nuk iu ka akuzuar se Berisha nuk është intelektual, pasi Sali Berisha intelektualist qëndron lart. Beteja në PD, në 35 vite, përjashto kur nuk je marrë me drejtimin, është bërë për Dyshin, jo për Njëshin. Dhe Dyshi i PD-së, nga Neritan Ceka tek Arben Imami, Ridvan Bode, Jozefina Topalli, Bamir Topi, kërcitje të madhe intelektuale me Njëshin nuk kanë pasur, ndërsa sot kërcitja intelektuale mes Njëshit dhe Dyshit është kaq e madhe, dhe këtyre iu jep të drejtë për të folur”, tha Peka.

Ndërsa Berisha iu largua me diplomaci konstatimit të Pekës, duke thënë se janë nënkryetarët e PD-së numrat dy dhe se në fushat e tyre janë intelektualë, por në studio pati të buzëqeshje ironike.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes Pekës dhe Nokës, nëse përplasja është personale, apo në selinë blu priten të ndodhin ndryshime, pasi edhe ish-deputeti Ervin Salianji ka nisur një tur që kërkon hapjen e partisë.

Sakaq, Noka nga ana tjetër është bërë shpeshherë protagonist i përplasjeve brenda PD-së, por dhe me anëtarët e thjeshtë, siç që rasti i para disa ditëve në një mbledhje në degën e Kamzës.