Lapaj qysh mbrëmë ka vendosur të protestojë përballë kryeministrisë, duke qëndruar ditë-natë papushim në bulevard për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama pas skandaleve të fundit qeveritare.
Top Channel, televizioni që i shërben pushtetit 24 orë, raportoi se Lapaj e ktheu protestën në part-time, duke u larguar pas 12 orësh.
Reagimet e njerëzve nëpër komente dhe videot live të tyre në protestën e Lapajt e detyruan Top Channel të ndryshojë titullin.
Top Channel u pendua dhe fshiu çfarë kishte shkruar, duke ndryshuar tekstin. Çfarë mund të presësh nga media e shitur që ka vite që ndot mjedisin social të vendit me eskorta që mbushin ekranin?
Është e turpshme që jetojmë ende në diktaturë, me televizione që kanë frikë se u ndërpriten financimet nëse shkruajnë të vërtetën.
Top Channel, turp kombëtar. Top Channel, fatkeqësi kombëtare. Do vijë dita edhe për këtë televizion, me pronarët e tij që janë 100% të përfshirë në skandalin më të madh në historinë e Shqipërisë, Inceneratorët.
Radhën në SPAK në tre muajt e ardhshëm e kanë oligarkët. Ata e dinë mirë, kështu që këto lajme të rreme që shkruajnë janë përpëlitjet e fundit para burgut.




