Kush u përgjua nga italianët? Gazetari Ferdinand Dervishi e zbulon troç:

Gazetari Ferdinand Dervishi foli në emisionin “Të Paekspozuarit” në lidhje me ndalimin e shtetasve italianë të cilëve iu gjet edhe pajisje përgjimi në vendin tonë.

Dervishi tha se ata ndodheshin prej disa kohësh në Shqipëri ndërsa theksoi se mund të jenë përgjuar takime të nivelit të lartë.

Gazetari Ferdinand Dervishi nuk përjashtoi mundësinë që përgjimet të jenë përdorur për krimin e organizuar, politikën dhe faktorë të tjerë.

“Janë njerëz që kanë ardhur nga Italia, që punojnë për llogari të strukturave të ligjshme të shtetit italian, strukturave të policisë, antimafias, kanë ardhur, por nuk e dimë saktësisht kohën. Klodi thotë për dymbëdhjetë orë, nuk e dimë saktësisht kohën se çfarë.

Unë di që ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë jo dy ditë më parë, tre apo katër ditë më parë. Është mbajtur goxha sekret dhe ka një terr informativ. Nuk është e pakët që të vijë një pajisje e tillë të instalohet në Shqipëri.

Ajo pajisje, kur i afrohet një antene, e duplikon atë, shtiret sikur është antena telefonike, ta zëmë që është në Dajt, dhe ajo shtiret si e tillë, duke kapur sipas atyre një numër që mund të kenë ata të një celulari apo diçka e tillë, ose pa numër fare, kap një një trafik të caktuar dhe identifikon një trafik të caktuar telefonatash.

Mund të jetë përdorur për dy orë për një takim si ai i Arubës, mund të jetë përdorur për krimin e organizuar, mund të jetë përdorur për politikën, mund të jetë përdorur për shumë gjëra. Ka shumë pikëpyetje.

Klodi tha dymbëdhjetë orë, por mund të ketë qënë dhe dy ditë, dhe një javë, dhe një muaj këtu. Nuk është çudi kjo pajisje. Kur pyetëm inteligjencën artificiale, se këto pajisje e mbajnë informacionin apo informacionin e transmetojnë na dha përgjigje se informacioni ikën, transmetohet. Pra, ata s’kishin nevojë për ta mbajtur pajisjen se nuk ka asnjë rëndësi për italianët.

Me sa di unë, është bërë dhe një debat shumë i madh për t’i ndaluar këta, ose jo. Një debat që është futur në linja politike dhe diplomatike, shumë fort dhe përfundimisht kanë triumfuar italianët që i kanë lejuar. Pra, është një përgjim.”-tha Dervishi.