Personi që shikoni në foton e mësipërme është 39-vjeçari Klodian Kulla, nipi i Nehat Kullës i cili u hodh mbrëmjen e kaluar nga ura duke i dhënë fund jetës.
Sipas policisë, dyshohet se Kulla është hedhur nga ura rreth orës 23:40, dhe trupi i tij i pajetë është gjetur pak orë më vonë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e ngjarjes.
“Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën. Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.”, njoftoi policia.

Klodian Kulla, nipi i Nehat Kullës është gjetur i pajetë në Fshatin Fshat në Klos, në rrugën e Arbrit. Policia thotë se 39-vjeçari dyshohet që të jetë hedhur nga ura, rreth 160 metra e lartë, gjatë mbrëmjes së të hënës, rreth orës 23:40.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se viktima mund të jetë vetëhedhur gjatë orëve të natës.
Trupi i pajetë u nxorr nga humnera pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e zjarrfikësve, forcave Shqiponja dhe policisë së Burrelit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia po bën ekspertizën në Tiranë nëse ka kryer vetëvrasje apo është vrarë.
“Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën. Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.”, njoftoi policia.
Kujtojmë se Nehat Kulla, i cili ndërroi jetë në 2020, një vit pasi doli nga burgu, njihej me nofkën gjenerali dhe se në vitin 1997 drejtonte një prej bandave më famëkeqe të Tiranës.
Kulla ka shlyer në burgun e Fushë-Krujës dënimin 20 vjeçar për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.
Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin e “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve.
Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mbajtën repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.





