Pse ika nga pushteti! Rrëfimi i bujshëm i Ramiz Alisë, që sot zbulon gjithcka!

Në një intervistë të rrallë për emisionin Dritare me Rudina Xhungën, në vitin 1999, ish-udhëheqësi i Shqipërisë, Ramiz Alia foli për arsyet e largimit, pa dhunë, nga pushteti në vitin 1992, një akt që shënoi fundin formal të regjimit komunist në Shqipëri.

Ai theksoi se dorëzimi i pushtetit erdhi si pasojë e fitores së Partisë Demokratike, e cila kishte ardhur me premtime të mëdha për një “çek të bardhë” dhe ndihmë ndërkombëtare. Megjithatë, Alia shprehu zhgënjimin e thellë për mënyrën se si u qeveris vendi pas largimit të tij. Ai akuzoi PD-në dhe liderët e saj për ndërtimin e demokracisë mbi bazën e shkatërrimit dhe revanshit, duke përmendur shkatërrimin e plantacioneve, fabrikave dhe institucioneve shtetërore, kulmuar me kaosin e vitit 1997./dritare.net