Rrallë herë vizitat e amerikanëve në SPAK janë thjeshtë formale dhe sa për foto, zakonisht ato shoqërohen me direktiva të qarta dhe ‘emra’ kriminelësh dhe të korruptuarish që duhen goditur nga drejtësia…
Zëvendësdrejtori për Çështjet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore, Lyn Debevoise ka zbarkuar ditën e sotme në Porkurorinë e Posaçme SPAK, ku është takuar me Altin Dumanin dhe kreun e BKH-së, Joni Keta.
Në takimin e zhvilluar brenda ambienteve të SPAK-ut, zyrtari i DASH-it ka kërkuar që lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë shtetëror të vijojë edhe pas emërimit të Kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme. Kjo direktivë për goditjen e grupeve kriminale është një ‘shuplakë’ për Kryeministri Edi Rama, pasi raporte të ndryshme kanë zbuluar se paratë e drogës dhe krimit të organizuar investohen dhe pastrohen në Shqipëri. Dhe jo rrallë, herë personazhe të botës së krimit kanë dalë të kenë kontakte me Kryeministrin ose njerëzit pranë tij.
“Përballimi i krimit transnacional kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore, Lyn Debevoise, vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me forcat e ligjit në SHBA për t’u përballur me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e SHBA-së dhe për të luftuar korrupsionin që i disavantazhon kompanitë dhe investitorët amerikanë. Përpjekjet e z.Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë SHBA-Shqipëri kundër organizatave kriminale transnacionale, të cilin shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij”, njofton Ambasada amerikane në Tiranë.
Por përtej kësaj, vizita e zyrtarit të DASH mbart një mesazh. Rrallë herë vizitat e amerikanëve në SPAK, janë thjeshtë formale dhe sa për foto, zakonisht ato shoqërohen me direktiva të qarta dhe ‘emra’ kriminelësh dhe të korruptuarish që duhen goditur nga drejtësia.
Rasti i i fundit i vizitës së një zyrtari të DASH në SPAK, solli goditjen e nr.2 të Qeverisë Rama. Kujtojmë se vetëm pak ditë pas vizitës së zëvendës ndihmës Sekretarit të Shtetit, Mark Fleming, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK erdhi edhe goditja ndaj Belinda Ballukut. Duke ndjekur këtë logjikë, kjo vizitë sot, tregon që një emër i ri ‘është dërguar’ në SPAK dhe se shumë shpejt mund të kemi goditjen e rradhës në nivel të lartë.
Mbase kjo goditje do t’i lihet kreut të ri të SPAK, që do të zgjidhet ditën e nesërme, për të dhënë mesazhin se goditja ndaj korrupsionit dhe krimit do të vijojë edhe pas largimit të Dumanit./Pamfleti




