E fundit! SPAK del me urgjencë dhe g*det grupin Kr*minal! Arr*stohet djali i ish Deputetit të PS dhe

Një grup i strukturuar kriminal raportohet se është goditur mëngjesin e sotëm. Sipas burimeve, grupi kriminal ishte përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas burimeve ka disa të arrestuar, mes tyre është Rexhep Rraja, djali i ish deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

Rexhep Rraja
Rexhep Rraja

Të arrestuarit:

1-Marvin Genci Bushati dt 26/04/1982 Lindur ne Shkoder banues Tirane

2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani i dt 05/08/1974 lindur dhe banues ne durres

3-Sokol Myslym Qaja dt 22/02/1984 lindur dhe banues Tirane

4-Gazmir Xhemali Rraja dt 02/02/1990 lindur dhe banues ne nikel Fushkruj

5-Perparim Kadri Rraja id 02/07/1975 lindur dhe banues Fushkruj Nikel

6-Rexhep Rraja i dtl 19/04/1994 lindur dhe banues ne Fushkruje Nikel

Keto shtetas akuzohen per veprat penale trafikimi i lendeve narkotike e kryer ne bashkepunim ne formen e vecante te bashkpunimt ate te grupit te strukturuar kriminal parashikuar nga nent 283/a/1 dhe 28 pika 4 te 333/a si edhe neni 334/1 K Penal

Kush është Rexhep Rraja

Rexhep Rraja është i riu që u filmua teksa godiste me shkop bejsbolli dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Majën.

Në dhunimin barbar të dy kushërinjve, ngjarje e ndodhur në vitin 2023, u përfshinë edhe anëtarë të fisit Rraja, si dy vëllezërit e deputetit socialist, Xhelal e Flamur Rraja, ku ky i fundit i drejtonte armën një prej të dhunuarve që ndodhej pa ndjenja në dyshemenë e lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Megjithatë emri i Rexhep Rrajës dhe xhaxhait të tij, Xhelalit, është përfshirë edhe një ngjarje tjetër të dhunshme.

I riu është akuzuar se ushtonte dhunë ndaj të dashurës së tij në atë kohë, Xhisiela Malokut dhe rasti u bë publik nga oficeri Emiljano Nuhu, i cili dëshmoi ngjarjen dhe ngriti akuza ndaj policisë për neglizhencë.

Por kur ngjarja u bë publike, Emiljano Nuho pretendoi se Xhelal Rraja e kishte kërcënuar me armë që të mbyllte dosjen.

Në hetimin e këtij rasti Prokuroria mori dhe raportin e mjekut ligjor ku rezultonte se Xhisiela Maloku kishte dëmtimin në trup.

Më pas ajo e fundit tërhoqi denoncimet duke theksuar se e kishte bërë gjithçka nga xhelozia ndaj ish partnerit të saj.

Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator 2018, për t’u liruar tre muaj më pas pasi fitoi lirinë me kusht.

Dhuna ndaj kushërinjve të fisit Maja

Fisi Rraja dhunoi barbarisht me shkopinj bejsbolli kushërinjtë Maja dhe i kërcënuan me pistoletë, pasi denoncuan dëmet që po u shkaktoheshin në shtëpitë e tyre në Borizanë, nga gurorja e Përparim Rrajës, kushëririt të ish-deputetit socialist.

Pas ngjarjes në kërkim u shpallën Xhelal e Flamur Rraja vëllezërit e ish-deputetit Rrahman Rraja, i cili u tërhoq nga detyra pasi në media u bë publike video e episodit barbar të dhunës në një lokal në Thumanë. Në arrati është edhe djali i ish-deputetit, Rexhep Rraja dhe nipi, Klajdi Rraja.

Anëtarët e fisit Rraja filmuan të gjithë episodin barbar për të kërcënuar më tej banorët e tjerë të zonës se nëse do të ankoheshin për guroren do të kishin të njëjtin fat si Majat.

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet ndaj pjesëtarëve të fisit Rraja dhe i akuzon për plagosje të lehtë me dashje dhe kanosje bazuar në një ekspertizë që la vend për dyshim, pasi dhunën barbare të dëshmuar me video ndaj 2 kushërinjtë Jashar e Bilbil Maja e konsideruan dëmtim të lehtë.

Në akuzë nuk reflektohet armëmbajtja pa leje e vëllait të ish-deputetit, Xhelal Rraja, që u shfaq qartë në pamjet, të cilat Rrajat filmuan si dëshmi force ndaj banorëve të tjerë të zonës.

Dhuna barbare ndodhi më 6 korrik të vitit 2023. Bilbil e Jashar Maja përfunduan në spital vetëm se deshën të mbrojnë shtëpitë e tyre.