Policia Kombëtare Greke ka publikuar sot detajet mbi rastin shokues, tw abuzimit seksual tw dy tw miturve nga xhaxhai tyre dhe partneri i tij shqiptar.
Të arrestuarit janë Markos Kimona Miclea, nga Rumania dhe Edmond Hoxha, nga Shqipëria. Nga hetimi ka rezultuar se duke shfrytëzuar lidhjet e tij familjare, 20-vjeçari kishte ftuar në banesën e tij familjen e të vëllait, konkretisht gruan dhe fëmijët e saj, djalë dhe vajzë. Por duke shfrytëzuar mirëbesimin, ai kishte ftuar edhe partnerin e tij shqiptar në banesë, duke ngacmuar seksualisht dhe abuzuar me të miturit gjatë kohës që nëna nuk ishte në shtëpi.
Madje ata hetohen edhe për pornografi me të miturit, pasi dyshohen për shpërndarjen materialesh me përmbajtje të fortë.








