Trupi i një fëmije 18 muajsh është gjetur i varrosur në një varr të cekët në oborrin e një banese në Australi. Banesa ndodhet në Brookfield, në veriperëndimin e jashtëm të Melburnit.
Policisë iu deshën rreth gjashtë orë për të gjetur atë që kërkonin, pasi filluan gërmimet të hënën. Fëmija ishte varrosur në një varr vetëm 50 cm të thellë dhe është e mundur që eshtrat e tij të kenë qenë aty për më shumë se një dekadë.
Sipas medias australiane 7News, foshnja kishte jetuar në atë shtëpi me prindërit dhe dy vëllezërit e motrat e tij në vitin 2014, përpara se ata të ktheheshin për të jetuar në një tjetër shtet, Shqipëri, specifikohet nga 7News dhe se në atë kohë ai nuk ishte raportuar i zhdukur.
Pronari aktual i shtëpisë u takua me policinë, e cila i shpjegoi se dyshohej që një trup ishte varrosur vetëm disa metra larg derës së pasme.
‘Diçka e tillë nuk duhet të ndodhë, por ka ndodhur 14 vjet më parë. Diçka shumë e keqe. Shumë e tmerrshme’, tha ai
Policia e Viktorias theksoi se banorët aktualë nuk kanë asnjë njohuri apo lidhje me hetimin ose me personat që kanë jetuar më parë në atë pronë. Duket se policia është sinjalizuar nga një i afërm i fëmijës, i cili nuk ka mundur ta mbajë më sekretin. Nuk është ende e qartë nëse autoritetet australiane janë vënë në kontakt me autoritetet shqiptare.




