Hoxha famoz i TikTokut, nuk e besoni sa fëmijë ka Ahmed Kalaja

Hoxhë Ahmed Kalaja është padyshim një nga figurat fetare më të njohura dhe më të komentuara në hapësirën shqiptare, por këtë herë ai ka ardhur ndryshe – larg ligjëratave tradicionale dhe përballë sfidës së specave djegës.

I ftuar në episodin e fundit të podcast-it “Flak Fare”, imami i njohur i Tiranës ka zbuluar detaje nga jeta e tij personale që shumë pak i dinë, duke lënë ndjekësit të habitur me dinamikën e tij familjare.

“A e dini sa fëmijë ka Hoxhë Ahmed Kalaja?” – Kjo ishte pyetja që mori përgjigjen më epike gjatë emisionit. Mes humorit dhe sfidës së të ngrënit, Hoxha zbuloi se është baba i 10 fëmijëve.

Përveç rrëfimit personal, ajo që ra në sy ishte rezistenca e tij ndaj sfidës së ushqimeve pikante, ku u shfaq “i pathyeshëm”, duke ruajtur humorin dhe energjinë përgjatë gjithë intervistës.

Pjesëmarrja e tij në një format të tillë modern si “Flak Fare” nuk është e rastësishme. Ahmed Kalaja është shndërruar në një fenomen të vërtetë të rrjeteve sociale. Me qindra mijëra ndjekës në Facebook, TikTok dhe YouTube, ai ka arritur të thyejë barrierat strikte të komunikimit fetar, duke u bërë viral me mënyrën e tij të drejtpërdrejtë, batutat dhe qasjen ndaj problemeve të përditshme të të rinjve.

Ky podcast konfirmon edhe një herë se Hoxhë Ahmed Kalaja di si të “flasë gjuhën” e çdo audience, qoftë nga minberi i xhamisë, ashtu edhe nga studiot e emisioneve “in” të momentit.