“E shkuara ime ka vd*kur”, Bes Kallaku “thumbon” Xhensila Myrtezajn: Zoti vendosi të më

Bes Kallaku sërish në qendër të vëmendjes. Asgjë e re në jetën e tij, por deklaratat për të shkuarën vijojnë të bëjnë bujë.

Tema e shumëpërfolur, divorci me këngëtaren Xhensila Myrtezaj është diskutuar sërish. Në një intervistë me Grida Dumën, Bes Kallaku tha se e shkuara e tij ka vdekur dhe se po jeton të sotmen.

Aktori ka folur edhe për zhgënjimet nga miqtë dhe shoqëria por theksoi se për sa kohë Zoti është me të, askush nuk mund të jetë kundër tij.

E shkuara ime është e vdekur. Unë po jetoj të sotmen. Unë nuk jam askushi por prezenca ime në jetën e disa njerëzve ua ka bërë jetën më të bukur atyre.”-tha Kallaku.

Grida Duma: Je zhgënjyer nga ata që ke pasur afër përgithësisht?

Bes Kallaku: Zoti është me mua, kush mund të jetë kundër meje?! Përveçse ju kam dhënë dorën, ju kam dhënë edhe bukën. Sado të zgjasë nata, do lindë dielli, do të vijë dita. Sa armiq që kemi, dhe sa “miq” armiq që kemi përreth. Pasuria ime më e madhe janë dy fëmijët e mi, nëna dhe babai im. E marrim jetën për të mirëqenë. Sikur s’do na ndodhë kurrë e keqja. Ndërroi jetë edhe Shpati i shkretë. A kishte plane për sot?