Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ka përfunduar pas 5 orësh diskutime mbi aksionin opozitar ndërsa nuk kanë munguar edhe debatet mes Ervin Salianjit dhe Flamur Nokës.
Ky i fundit, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PD, foli edhe për zgjedhjen e Endrit Shabanit në krye të Avokatit të Popullit.
Flamur Noka tha se ish-deputetja Grida Duma është negociatore e Edi Ramës për zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit.
“Për firmat që janë dhënë për Avokatin e Popullit, ne kemi kërkuar ndjesë. Partia Demokratike nëpërmjet kryetarit ka kërkuar ndjesë publike dhe do ta sqaroj këtë gjë. Sigurisht që kanë filluar dhe kanë kërkuar ndjesë edhe shumë nga firmëtarët dhe ky proces po vazhdon.
Ndjesa është ndaj demokratit dhe ndaj qytetarëve. Për çfarë është ndjesa? Ndjesa është për arsye se në një ngutje sipër ose në një, në një moment emocional kur ishte çështja e Bashkisë së Tiranës…
Jo, sqarimi është gjë shumë e thjeshtë e sqarim. Keni parasysh, shumë njerëz, po them shumë kolegë të mi, nën emocion pse Shabani kishte ofruar si mbështetje ndaj kandidatit të përbashkët të opozitës, mbase janë dy.
Sot në mbledhje ka thënë pesë deputetë që i ka telefonuar dhe e pranoi dhe vetë Salianji. Madje ka, ka gojëdhëna që vetë Grida është negociatorja e Ramës për Endri Shabanin.
Gojëdhëna. Ka gojëdhëna. Tani, kjo është histori që nuk i intereson… Ju sqaroj, ju sqaroj. Flamur Noka në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike dhe të deputetit, ka debatuar me çdo firmëtar. Ka qenë kundër dhe është kundër. Flamur Noka ka një vullnet të shprehur tek Adriana Kalaja, Besim Dëgjoni dhe anëtarë të tjerë.
Në mbledhjen e grupit kam qenë i nga të vetmit që kam kërkuar llogari për këtë gabim që është bërë. Ky është qëndrimi imi personal në raport me këtë çështje që po thoni. “-tha Noka.
Ndërsa më herët ish-deputeti Ervin Salianji i ka thënë Flamur Nokës që të japë dorëheqjen se po shkatërron partinë.




