Tr*gjike në Tiranë! Ka të vd*kur, aksident i fr*kshëm

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Prushit në Tiranë.

Një 23-vjeçar ka përplasur me makinë një motomjet ku udhëtonin dy persona. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit si dhe është dëmtuar pasagjeria në motomjet shtetasja A. Gj, rreth 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Në rrugën e Prushit, automjeti me drejtues shtetasin F. Gj, rreth 23 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T, rreth 40 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit si dhe është dëmtuar pasagjeria në motomjet shtetasja A. Gj, rreth 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi F. Gj, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.”- njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.