Tr*ndit shqiptaret Fatos Lubonja: Ja pse Rama nuk rrëzohet dot, ja cfare nuk e dini ju

Analisti Fatos Lubonja mendoon se qeveria dhe kryeministri Edi Rama e kanë vrarë ndjenjën e protestës tek populli dhe pas reformës së drejtësisë qëndron kreu i mazhorancës dhe jo ndërkombëtarët.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News 24”, ai komentoi zhvillimet e fundit politike dhe të aktualitetit në vend, duke nënvizuar se nëse dëshirojnë të rrëzojnë qeverinë, kërkohet protestë popullore e fortë si në Serbi apo Bullgari.

Analisti mendon se Belinda Balluku është vetëm një nga hallkat që është përdorur nga qeveria dhe kreu i saj, teksa argumentoi se reforma në drejtësi ka krijuar probleme serioze.

“Po shikojmë ato që po ndodhin në Serbi dhe në Bullgari. Kjo do ishte tronditje për Ramën. Por ai ka punuar për t’ia mpirë edhe ndjenjën e protestës këtij populli. Dhe një nga gjërat që ka bërë me dinakëri ka qenë edhe manipulimi i ndërkombëtarëve. 

E kam thënë edhe më parë se reforma në drejtësi nuk është iniciuar nga ndërkombëtarët, por nga Rama, me qëllim për të kapur edhe më shumë këtë drejtësi. Sepse vjen një situatë që ata gjyqtarë dënuan edhe Nexhmie Hoxhën sepse erdhi momenti. Por qëllimi kryesor i tij ishte pikërisht kjo, madje për këtë qëllim goditi me arrestime dhe akuza dy liderët e opozitës”, tha Lubonja.

Por si mund të rrëzohet qeveria sipas analistit?

“Unë mendoj se kjo reformë në drejtësi ka krijuar shumë probleme në Shqipëri, nuk jam nga ata entuziastët, ka krijuar zhbalancim dhe kontroll nga Rama. Atë e rrëzon vetëm një lëvizje popullore e vërtetë, sepse edhe ata do vihen para përgjegjësisë për atë që kanë bërë. Sepse edhe Kosovës e Maqedonisë po i thuhet mos e bëni siç ka bërë Shqipëria reformën në drejtësi, se qëllim është kontrolli i saj”, tha ai.

Për Lubonjën, kreu i qeverisë i përdor vartësit e tij si “gur shahu”, teksa e sheh provë të drejtësisë nëse SPAK dhe GJKKO do shkojnë deri tek kreu i ekzekutivit.

“Nuk mendoj se ka respekt për njerëzit e tij, as për Ballukun, ai i përdor, i ka si gurë shahu. Por ajo është e lidhur fortë me të dhe i ka thënë se je dhe ti këtu. Kjo është prova e drejtësisë. Ndaj unë mendoj se jo vetëm të mbështetet drejtësia, por edhe t’i bëjnë presion asaj”, përfundoi analisti.