Detaje të reja janë zbardhur lidhur me gjendjen e 26-vjeçarit të plagosur pak ditë më parë pranë rrethrrotulimit të Freskut.
I riu mësohet se po lufton për jetën pasi ka marrë dëmtime të rënda nga sulmi i porositur nga 36-vjeçari Gjoke Ndrevataj dhe 30-vjeçari Xhemal Uka.
Ata janë shpallur në kërkim nga policia. Dy të shpallurit në kërkim dyshohet se kanë porositur Helidon Markun për të kryer plagosjen.
Shkak i plagosjes janë bërë komentet ofenduese të të riut të plagosur kur ata bënin live në TikTok.
Mësohet se autori ka qëlluar me çekiç të riun në kokë disa herë duke i shkaktuar dëme.
Autori është vënë në pranga nga policia. Porositësit dhe autori rezultojnë me precedentë penal të theksuar për krime kundër personit.




