U p*rplasën me kamionin në autostradë/ Dy bisnsmenet shqiptare VD*SIN TR*GJIKISHT në aks*dentin fatal (EMRAT)

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën “Ibrahim Rugova”. Dy gra nga Shqiperia kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes me një kamion.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40 në kilometrin e 26-të të kësaj rruge të rëndësishme që lidh Prizrenin me Suharekën, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Burime kanë thënë se si pasojë e plagëve kanë vdekur, Elizabeta Katija dhe Eorda Sinollari, të cilat udhëtonin në po të njëjtën veturë, kanë ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra në aksident.

Njëra ka vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa tjetra në spital. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Ndryshe, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar se vetura me targa të huaja u përplas me një kamion me targa vendore, duke shkaktuar fatalitetin e dy grave, ndërsa hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë duke u zhvilluar nga ekipet kompetente

Komuniteti i biznesit shqiptar në diasporë është tronditur nga ndarja e parakohshme nga jeta e Elisabeta Katiaj, Nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës, dhe Eorda Sinollarit, konsulente biznesi pranë kësaj dhome. Dy sipërmarrëset humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur në autostradën Prizren–Suharekë, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët.

Në një reagim zyrtar, Dhoma e Biznesit të Diasporës e ka cilësuar Elisabeta Katiajn si një zë të fuqishëm dhe frymëzues për sipërmarrjen e grave shqiptare. Ajo njihej për përkushtimin e saj në promovimin e biznesit shqiptar jashtë vendit dhe për rolin aktiv në nisma të rëndësishme të diasporës, përfshirë Samitin e Gruas së Diasporës.

Në mesazhin e ngushëllimit, Dhoma e Biznesit të Diasporës ka shprehur keqardhjen e thellë për humbjen e dy grave të reja dhe ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për familjet e tyre. Sipas institucionit, kontributi, profesionalizmi dhe kujtimi i Elisabeta Katiajt dhe Eorda Sinollarit do të mbeten të paharruara për komunitetin e biznesit shqiptar në diaspor