“Zemra e tij ishte…”/ Aktori madh i gjendet i vd*kur brenda apartamentit të tij, te gjithe e kemi dashur (FOTOT)

Peter Greene, i njohur për rolet e tij në filmat “Pulp Fiction” dhe “The Mask” të Quentin Tarantinos, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.

Aktori veteran u gjet i vdekur brenda apartamentit të tij në Lower East Side të Nju Jorkut, pasditen e së premtes, më 12 dhjetor.

Menaxheri i Greene-s, Gregg Edwards, konfirmoi lajmin tragjik për “The New York Post”.

Ndërkohë policia i ka thënë gazetës në fjalë se trupi i aktorit të famshëm u gjet pa ndjenja brenda banesës së tij ‘rreth orës 3:25 pasdite’. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu thuhet se shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar nga mjeku ligjor, por policia dyshon për ndonjë veprim të pandershëm.

Edwards, i cili ishte menaxheri i tij për më shumë se 10 vjet, i tha medias se Greene – i cili ishte i njohur për interpretimin e personazheve të këqij ikonikë – ‘ishte një djalë i mrekullueshëm’.

 “Vërtet një nga aktorët e mëdhenj të gjeneratës sonë. Zemra e tij ishte aq e madhe. Do të më mungojë. Ishte një mik i shkëlqyer”, tha menaxheri i tij.

Sipas Edwards, burimet kanë treguar se ishte dëgjuar muzikë në apartamentin e tij për më shumë se 24 orë, duke nxitur një kontroll shëndetësor. “New York Daily News” ishte i pari që nxori lajmin për ndarjen nga jeta të 60-vjeçarit.

Greene, i cili u shfaq gjithashtu në “The Usual Suspects”, ishte duke planifikuar të fillonte prodhimin në janar, së bashku me Mickey Rourke, në një thriller të pavarur të titulluar “Mascots”.

Edwards tregoi se kur i dha lajmin e rëndë shkrimtarit dhe regjisorit të filmit, Kerry Mondragon, shpërtheu në lot.