Edi Rama është në p*nik, dyshohet se ka marrë vesh se

Avokati Spartak Ngjela ka folur lidhur me përplasjen e kryeministrit Rama dhe BKH-së.

Ngjela shkruan se fakti që Rama nuk pranoi që hetuesit e BKH të hynin në ndërtesën e Kryeministrisë, tregon që është i trembur.

Ai thekson se fakti që SPAK dhe BKH po vijon punën e vetë, duket se Rama ka marrë informacione se edhe ai shumë shpejt do të thirret për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

“Rama sot kërkoi konflikt me Byronë Kombëtare të Hetimit duke mos i pranuar hetuesit e saj që të hynin në ndërtesën e Kryeministrisë.

Kjo tregon se është i trembur. Kurse lufta antikorrupsion e Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit do të vijojë. Ndërsa Rama bën mirë të respektojë shtetin se është kryeministri i Republikës së Shqipërisë.

Por, fakti që Rama është i trembur, siç duket ka marrë informacion se është edhe ai në radhë për t’u paraqitur i thirrur nga Prokuroria e Posaçme”, shkruan Ngjela në “Facebook”.

Reagimi i Ramës erdhi rreth 30 minuta pas deklaratës së BKH-së, e cila hodhi poshtë rrëfimin e bërë më herët në podcastin “Flasim”. Në atë episod, kryeministri foli për një situatë ku, sipas tij, tre hetues të BKH kishin refuzuar të dorëzonin armët, duke mos respektuar rregulloren për hyrjen në Kryeministri, një pretendim që BKH e mohoi kategorikisht.