Në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka lajmëruar protestën e radhës më 22 dhjetor, debati publik fokusohet te strategjitë politike dhe lëvizjet e ardhshme.
Ndërkohë që qeveria përballet me kritika për paketën e re fiskale, e konsideruar si një mjet për pastrimin e parave të drogës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të ministres Belinda Balluku ka shtuar më tej polemikat.
Strategjia e sugjeruar për forcat opozitare është e qartë: të shmangin çdo lloj pazari politik dhe t’i përcjellin një mesazh të prerë publikut se qëllimi i tyre final është largimi i qeverisë aktuale nga zyra.
‘Argumentohet se ajo që nisi në gusht me çështjen “Balluku”, do të përfundojë në dhjetor ose janar me “Linda Ramën”. Zgjedhja e Ramës për të mbajtur në qeveri ministren Balluku përshkruhet si një lëvizje që do ta detyrojë atë “të lëshojë Lindën”, një simbolikë për dobësimin e pushtetit të tij. “Ky njeri e ka lakun në fyt,” thekson Peka në analizë, duke shtuar se manovrat e vogla politike vetëm sa mund ta vonojnë për pak kohë shtrëngimin e këtij laku, i cili tashmë është i pashmangshëm.
Vëmendja tani është përqendruar te zhvillimet e ardhshme, përfshirë protestën kombëtare dhe veçanërisht një intervistë që pritet nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në janar, e cila konsiderohet si e një rëndësie të veçantë.
Pavarësisht sulmeve nga të gjitha anët – nga pushteti, paratë, krimi dhe mediat – për opozitën duket se ekziston një lajm pozitiv, një shenjë se dinamikat politike po lëvizin në disfavor të kryeministrit.
Diskutimi në studio:
Karriqi: Kaloi paketën fiskale për të pastruar paratë e drogës. Dhe nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese ridërgoi Belinda Ballukun në zyrë. Cila do të jetë strategjia? Shto dhe protestën në 22 dhjetor. Opozita po vihet në qendër të vëmendjes së kritikave për numrat.
Peka: Po opozita do vihet në qendër të vëmendjes për numrat, për aq kohë sa i ka të gjitha mediat nën kontroll. Dhe do merren me numrat. Nuk do merren me atë çfarë bën Rama, çfarë bën Belinda, çfarë bën në Gjykatën Kushtetuese. Sigurisht që opozita, mediat me numrat do merren. Opozita duhet të mos hyjë në asnjë lloj pazari. Dhe t’u bëhet e qartë shqiptarëve që ne plan kemi që këtë njeri të mos e lëmë të shkojë në zyrë. Deri kur të bëhen, deri kur t’ia dalim. Por që t’ia dalin sa më shpejt duhet të bëhen të besueshëm dhe që të bëhen të besueshëm me këtë banak nuk bëhet.
E rëndësishme është se çfarë do thotë Ahmetaj në janar. Kjo është për Ramën. E rëndësishme është edhe që sado që opozita duket e sulmuar nga të gjitha anët, nga Rama, nga paratë, nga krimi, nga mediat, për fat të mirë duket se ka një lajm, duket se ka një lajm pozitiv. Ajo çfarë nisi në gusht me Edi Ramën, që Belinda Balluku nuk duhej të jetë, duhej të ishte në zyrë, duket se do përfundojë në dhjetor si janar me, me Linda Ramën. Meqë do të mbajë, do të mbajë Belindën, do ishte i detyruar të lëshojë Lindën. Ky njeri e ka lakun në fyt. Të gjitha këto pislëqet e vogla që nxjerr anash mund t’i vonojnë pak kohën për t’ia shtrënguar lakun. Po ky lak këtij, laku nga fyti nuk i ikën më.




