Personi në foto është 19-vjeçari Irdi Laçi, i cili humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e djeshme në daljen e Fushë-Krujës. Ai po shtynte një automjet të tipit “Mercedes” që kishte ndaluar në mes të rrugës, kur u përplas nga një fuoristradë që po kalonte.
Shoferi i fuoristradës ka ndaluar pas aksidentit dhe është dorëzuar në polici, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes vazhdojnë. Policia po mbledh prova për të sqaruar çdo detaj të aksidentit, ndërsa komuniteti lokal dhe familjarët e Irdit janë të tronditur nga humbja e parakohshme e tij.

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e djeshme në daljen e Fushë-Krujës.
Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se nga aksidenti i rëndë ka humbur jetën 18-vjeçari Irdi Laçi.
Po ashtu, sipas të dhënave paraprake, mësuhet se i riu po shtynte një automjet të tipit “Mercedes”, i cili kishte mbetur i ndalur në mes të rrugës, kur u përplas nga një fuoristradë që po kalonte në atë moment.
Drejtuesi i fuoristradës ndaloi menjëherë pas aksidentit dhe më pas u vetëdorëzua në Polici. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)




