Policia i th*en këmbën protestuesit! Adriatik Lapaj shp*rthen:” Sh*ërdhate dhe Kryeministrisë së leshit”

Protesta e organizuar nga Adriatik Lapaj para godinës së qeverisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje të qytetarëve me policinë.

Policia ka larguar Adriatik Lapaj nga trotuari ndërsa ky i fundit pretendon se një qytetar është dhunuar nga efektivët.

Sipas raportimeve në media, qytetarit i është thyer këmba gjatë përplasjes me policinë përpara kryeministrisë.

Një prej tyre mes turmës u dëgjua të kërkonte ambulancën pasi personit që iu thye këmba thotë se ka probleme edhe me zemrën.

Ndërkohë në orën 18:00 pritet që Partia Demokratike të “zbresë” në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës.

Adriatik Lapaj ka treguar portokalle, bidonë me ujë dhe batanije të mbledhura para Kryeministrisë. Sipas tij këto ishin mjetet që do të përdoreshin nga protestuesit kundrejt Kryeministrisë.
“Këto janë raketat, molotovët dhe tanket që do përdornin kundër këtij sh*ërdhate dhe Kryeministrisë së leshit”, dëgjohet të thotë Lapaj.

  • foto galeri foto galeri

“Kam që në moshën 22 vjeçare që protestoj rrugëve të vendit, por agresivitet dhe moskuptim si ky që kam parë tek këto ditë ndërsa ka qenë një protestë paqësore, është përtej çdo gjejë. Mos merr gjenerator ngri së ftohti, mos merr korent, mos ngri çadër. Ndërkohë sot më thonë ik ti se do vijë dikush tjetër të protestojë. Unë nuk kam as ushtri as paramilitar,, nuk jam asnjeri që i kam qef armët. Dua të jetoj në një vend normal. Nëse mendoni se një vend është normal kështu, nuk e di, por unë sa të kem fuqi do të bëj. Pas kësaj do të kthehem prap aty para Kryeministrisë. Uroj që nesër e në vijim çdo ditë në orën 18:00 të dalin njerëz. Numri po vjen duke u rritur”, u shpreh Lapaj.