E fundit! Tr*gjedi në familje,vr*tet regjizori i njohur bashkë me gruan, d*shohet se ishte djali autori (Foto)

Regjisori amerikan Rob Reiner, 78 vjeç dhe gruaja e tij Michele Singer 68 vjeçe u gjetën të vdekur në vilën e tyre në  Brentëood (Los Angeles), mbëmjen e djeshme.

Sipas raportimeve të mediave të huaja trupat e tyre tregonin plagë të shkaktuara nga një thikë, ndërsa shkruhet se autori i vrasjes së tyre dyshohet të jetë i biri Nick.

Ata u gjetën rreth orës 3:30 pasdite sipas orës lokale, por kur mbërritën ndihma e shpejtë ata mundën vetëm të konfirmonin vdekjen. Dera e përparme nuk tregonte shenja të hyrjes me forcë.

Reiner e filloi karrerën në vitet ’60 dhe u bë i famshëm duke luajtur rolin e Meathead në komedinë All in The Family në vitet 1970, e cila i siguroi dy çmime Emmy. Ai drejtoi filma ikonikë si “Stand By Me”, “The Princess Bride” dhe “When Harry Met Sally…” i fundit prej të cilëve e çoi atë te dashuria e jetës së tij.

Ndërsa po drejtonte filmin “When Harry Met Sally”, Rob takoi Michele-n, një fotografe… dhe të dy u martuan në vitin 1989. Marrëdhënia e tyre e bindi Rob-in të ndryshonte fundin e komedisë romantike në mënyrë që personazhet e Billy Crystal dhe Meg Ryan të përfundonin bashkë.

Rob vazhdoi të ishte regjisor gjatë më shumë se 35 viteve të martesës së tyre. Ata lanë pas tre fëmijë Jake, Nick dhe Romy. Rob pati gjithashtu një vajzë, Tracy, nga martesa e tij e parë me regjisoren Penny Marshall