Votoi pro Ballukut! Zbulohet posti i lartë që pritet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese! Burri i saj Gazetari ANDI BEJTJA i SYRI TV

Teksa Gjykata Kushtetuese këtë të premte mori vendimin për rikthimin e zv/kryeministres Belinda Balluku në detyreë, një nga votat kyçe që siguroi shumicën ishte ajo e gjyqtares Sonila Bejtja. Ky moment ka hapur spekulime të forta në korridoret e politikës, ku burimet flasin se kryeministri Edi Rama mund t’i ofrojë Bejtjës postin e Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi pas përfundimit të mandatit në Kushtetuese.

Bejtja, e perceptuar si një nga figurat më të pavarura në gjyq, duket se ka bërë një lëvizje vendimtare, duke siguruar rikthimin e Ballukut dhe, sipas burimeve të brendshme, duke krijuar mundësinë për një shpërblim strategjik. Nga 15 kandidatë për Komisioneren, vetëm 14 u paraqitën për intervistë, dhe askush nuk arriti të mbledhë 28 firmat e nevojshme për seancën plenare.

Dorëheqja e disa kandidatëve dhe mbështetja e Bejtjes ka transformuar procesin formal në një lojë pushteti me ndikime të dukshme politike. Ekspertët paralajmërojnë se çdo shpërblim i mundshëm nga Rama do të dëmtonte perceptimin e pavarësisë së institucioneve, duke krijuar precedent të rrezikshëm për të ardhmen.

Ndërkohë flitet se vota pro Ballukut nga Bejtja nuk ishte thjesht një vendim ligjor, por mund të shihet si një veprim strategjik që hap rrugë shpërblimeve të mundshme.

Analistët politikë e përshkruajnë situatën si një “shkëmbim të sofistikuar pushteti”: vendimi për Ballukun në këmbim të një posti të lartë institucional më vonë. Kjo situatë ka tronditur opinionin publik dhe opozitën, duke rritur dyshimet për ndikim politik mbi procesin gjyqësor.

Nëse oferta e Ramës do të realizohet, Bejtja do të fitojë postin e Komisioneres, pasi pritet të hyjë në garë. Megjithatë në një kohë kur integriteti i institucioneve është në fokus të publikut, ky zhvillim ngre pyetje dramatike: A ishte vota e Bejtjes e lirë dhe e bazuar në ligj, apo pjesë e një marrëveshjeje strategjike me kryeministrin?

Detajet
Në Kuvend ka dështuar procesi për të zgjedhur një Komisioner kundër Diskriminimit. 15 vetë dorëzuan dokumentet si kandidatë, por vetëm 14 u paraqitën për intervistë pranë Komisionit për të Drejtat e Njeriut. Kandidatja e perceptuar si më e forta në garë, gjyqtarja Kushtetuese Sonila Bejtja, u dorëhoq nga kandidimi.

Siç shpjegoi në atë kohë, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, “Znj. Bejtja nuk kishte llogaritur mirë kohën kur i mbaron mandati në gjykatë me procedurat kur duhej të zgjidhej Komisionere dhe kishte papajtueshmëri mes këtyre dy momenteve”.

Kandidatëve ju dha kohë për të sjellë nga 28 firma për të kaluar për votim në seancën plenare, por askush nuk mundi të marrë mbështetjet e duhura brenda afatit.

Në këtë “braktisje” të kandidatëve nga deputetë të të gjitha krahëve, procesi ka dështuar, dhe mësohet se fillimisht kandidatëve do tu jepet një kohë shtesë nëse mund të mbledhin firmat, dhe nëse kjo dështon, gara do të hapet edhe një herë nga e para.

Kandidatët që garuan

Arben Shkëmbi
Brunilda Menalla
Edison Hoxha
Endri Papajorgji
Ermal Hoxha
Ermonela Xhafa
Fatjona Male
Genta Tafa
9. Gëzim Allaraj
10. Ismail Tafani
Lulzim Hamitaj
Mirela Rrumbullaku
Robert Gajda
Sonila Bejtja (tërhequr)
Sonila Hysi