Sherret për shkak të ofendimeve në rrjetin social TikTok po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Situata e fundit ka përfshirë dy boksierët e njohur shqiptar, vëllezërit Robert dhe Amarildo Bakaj.
Këta të fundit kanë dhunuar personazhin e njohur të rrjetit social TikTok, të ashtuquajtur Fire, emri i të cilit është Xhemal Uka. Teksa ky i fundit është “LIVE” në TikTok, dy boksierët e godasin papritur.
Shkak për këtë sherr janë bërë ofendimet e mëparshme të “Fire” kundrejt vëllezërve Bakaj. Ende nuk ka më shumë informacion, vetëm një video “virale” që po qarkullon në TikTok.
Eshtë publikuar fotoja e autorit të dyshuar të dhunimit të një 26-vjeçari, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në kryeqytet.
Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Helidon Marku, i cili dyshohet se ka goditur me çekiç të riun pranë rreth-rrotullimit të Freskut, më 6 dhjetor. Marku është vënë në pranga nga policia pas hetimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se dhuna është kryer me porosi të dy personazheve të njohur në rrjetin social TikTok, 36-vjeçarit Gjokë Ndrevataj, i njohur si “Aron”, dhe 30-vjeçarit Xhemal Uka, i njohur si “Fire”.
Hetimet tregojnë se motivi i sulmit lidhet me disa komente të bëra nga 26-vjeçari gjatë transmetimeve “live” që dy të dyshuarit zhvillonin në TikTok. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së personave të tjerë në këtë ngjarje.
Nderkohet i lenduari eshte ne gjendje te rende per jeten, dhe akoma nuk ka dale nga rreziku




