Ja pse nuk e ftoj Mul Nokën te ‘syri’/ Peka shp*rthen ndaj Dumës: Salianjin e bëj demokrat në studio, ikën në shtëpi dhe…

Vijon përplasja midis drejtuesit të ‘syri.tv’, Çim Peka, me moderatoren dhe ish-deputeten e PD-së, Grida Duma.

Kësaj radhe thelbi ka qenë se kush e bën demokrat Salianjin dhe pse kur vete në shtëpi gdhihet ndryshe.

Në podcastin e saj të djeshëm, Duma ka hedhur disa akuza, madje ka përmendur edhe atë që Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokën, nuk e fton as syri televizion.

Peka i është përgjigjur në emisionin e darkës, ku i ka thënë se nuk e tonte Nokën se militantët e dinë që është demokrat, ndërkohë që ka shtuar se fton Salianjin për t’i mbushur mendjen dhe për ta bërë demokrat, mirëpo sapo kthehet në shtëpi ia mbush mendjen për të kundërtën Grida.

“Sot kishte thënë madje që Flamur Nokën nuk e fton as ‘syri’. Është e vërtetë sepse ‘syri’ nuk ka nevojë të bindë demokratët se Flamuri është me PD-në. Unë e kam ftuar kaq shpesh Salianjin për t’i bindë demokratët, edhe me kërkesën e Salianjit, që edhe ky është bërë me PD-në, por sigurisht unë betejën me Gridën në raport me Salianjin e humbasë. Salianji mund të bëhet demokrat në studio, por kur ikën në shtëpi, nesër gdhihet ndryshe dhe të pretendojë unë që Salianji të zgjedhë mes meje dhe gridës, ua dhe jo Gridën, do të ishte aburdi më i madh.” – u shpreh mes të tjerash Çim Peka.