Pamje të rënda nga aksidenti në Tapizë, trupi i burrit bëhet c*pash në rrugë pas p*rplasjes nga 19-vjeçari me “Audi”

Një aksident i rëndë i mori jetën një 62-vjeçari mbrëmjen e sotme në aksin Tapizë-Fushë Krujë, pasi u përplas me makinë nga 19-vjeçari Kleo Malja.

Kleo Malja aksidenti tapize (3)

Siç shihet edhe nga pamjet, trupi i viktimës me iniciale N. Z, është bërë copash, nuk përfunduar pjesë-pjesë në disa anë të rrugës.

Kleo Malja aksidenti tapize (2)

Shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë më të cilën po lëvizte i riu me mjetin tip “Audi”, i cili po ashtu është bërë copash në pjesën e përparme.

Kleo Malja aksidenti tapize (1)

Blutë njoftojnë se i riu është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Krujë/Informacion paraprak.

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.