Analisti Fatos Lubonja komentoi në një emision televiziv pasditen e sotme kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për heqjen e imunitetit ndaj deputetes Belinda Ballukut.
Lubonja rendit fillimisht disa hipoteza në këto hapa të SPAK.
Më tej shton se zullumi i korrupsionit në vend është bërë aq i madh, saqë nuk mund të fshihet më.
Mazhoranca po kapet pas procedurave, teksa Lubonja shton se kryeministri duhet të sqarojë se ku kanë shkuar 50 mln euro të vjedhjes në tenderin e tunelit të Llogarasë, faktuar nga Prokuroria e Posaçme.
Lubonja: Ashtu siç jemi ne ndërdyshës, mund të thonim pritej si diçka logjike që të vepronin. Por nga ana tjetër të mësuar se drejtësia trajtohet nga Rama si një fëmijë i vogël, mendohet se bëri presionin e vet. Pyetja guximi ku qëndron? Guximi i SPAK vjen nga profesionializmi, thjesht kaq? Kemi ca amerikanë prapa? Kemi ndonjë luftë të brendshme në PS? Apo dhe vetë Rama do ta lehtësojë? Ky është marrë me procedurat, a futesh në burg apo jo. Nuk na ka thënë asnjë lloj për dosjen, janë 50 mln euro që nuk dijet ku kanë shkuar, ke ndonjë gjë për të thënë? Jo vetëm duhet të kërkosh dorëheqjen e Ballukut, por ndoshta duhet të japësh dhe vetë dorëheqjen. Mos bën ky një shou, e ka lëshuar tashmë Ballukun, me një marrëveshje, por bën shou për ti thënë se nuk e ke nga unë, duhet të ikësh se janë këta drejtësia.
Do pritet ça do bëjë Kuvendi, për të vërtetuar dhe më shumë, a bën teatër Rama apo janë ca të forta prapa që duan të veprohet. Do doja të ishte kurajo e prokurorëve për të shpëtuar këtë vend. Kam dyshim që është kështu. Janë ca amerikanë prapa se kanë informacione.
Interes ka patur që të mos dalin këto gjëra. I ka dalë jashtë kontrollit se zullumi është bërë kaq i madh, derdhet. Tani doli AKSHI, përgjime këndej përgjime andej. Është bërë gjithçka evidente. Ata dinë më shumë qoftë SPAK, qoftë ndërkombëtarësh. Jemi në një situatë interesante, priten zhvillime. Rama është pehlivan i madh për të sakrifikuar këtej. Ballukun e ka marrë se ishte e gatshme të firmoste ku donte ky.
Mesazhi që jepet është që këtu heq maskën Rama, përderisa e trajton SPAK si fëmijë, ndërkohë që edhe amerikanët i kanë quajtur heronjtë e fëmijëve tanë. Ka dallim. Është shumë e rëndë. Ose ky i jep një drejtësisë, i ka gjithë pushtetet për të injoruara drejtësinë. Them se do marrë një goditje të madhe ndërkombëtare ky, në opinion publik po. Nuk besoj se jemi në gjendje si janë treguar tani së fundmi, serbët, bullgarët. Ka protesta, por populli është i lodhur. Presin nga heronjtë e fëmijëve tanë.




