Aks*dent tr*gjik, futbollisti i madh 21-vjeçar h*mbi jetën teksa po kthehej në shtëpi pas fitores

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje. Sulmuesi anglez Ethan McLeod ka ndërruar jetë, si pasojë e aksidentin fatal me makinë në autostradën M1.

Lojtari i Macclesfield, po kthehej në shtëpi pas fitores 2 – 1 ndaj Bedford Town, e vlefshme për Ligën e 6-të në Angli. Konfirmimin për këtë ngjarje tragjike e ka dhënë vetë klubi i Macclesfield përmes postimit në rrjetet sociale:

“Lajmi për ndarjen nga jeta të Ethan ka tronditur të gjithë klubin tonë. Nuk ka fjalë që mund të shprehin ndjenjën e pamasë të trishtimit dhe humbjes që po përjetojmë tani”.