E rëndë në Greqi, nëna lë fëmijën 3-vjeçar të vd*së nga uria, e trishtë historia e vogëlushit

Vdekja e një djali 3-vjeçar në Aleksandropolis po merr përmasa tragjike, pasi autopsia tregoi se fëmija vdiq nga arrest kardiak për shkak të dështimit të shumëfishtë të organeve, si pasojë e urisë .

Autopsia përfundoi pak pas orës 20:00 të së mërkurës në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Aleksandropolis, duke hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes së fëmijës së vogël, i cili ishte dërguar në spital pa ndjenja.

Me kohën e kequshqyerjes së fëmijës ende të papërcaktuar, imazhet e paraqitura janë tronditëse, pasi dëshmohet se uria ishte e lidhur me vdekjen e trevjeçarit.

Njëkohësisht, hetimet paraprake janë në vijim e sipër. Nëna e fëmijës , si dhe prindërit e saj, në shtëpinë e të cilëve jetonin në një lagje të Aleksandropolisit, ndodhen në Departamentin e Policisë, ku po dëshmojnë në kuadër të hetimit. Sipas informacioneve, nesër, të enjten, ata pritet të dalin para prokurorit .

Djali i vogël fatkeq u dërgua në spital nga nëna e tij pak para orës 12:00 të mesditës. Pavarësisht mobilizimit të menjëhershëm të stafit mjekësor, mjekët përcaktuan se fëmija ishte tashmë i vdekur me të mbërritur në urgjencë.

Në ditët në vijim dhe pas përfundimit të deklaratave nga nëna dhe të afërmit, babai thuhet se jeton dhe punon në Turqi, pritet që të sqarohen kushtet në të cilat fëmija nuk është ushqyer, si dhe kohëzgjatja e urisë.