Gati perjashtimi dhe…Sali Berisha “sh*njestron” LIVE dhe tr*ndit Ervin Salianjin, zbulon lidhjen me Suel Çelën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka futur “në rreth të kuq” ish-deputetin demokrat, Ervin Salianjin duke e akuzuar këtë të fundit për lidhje me njerëz të botës së krimit dhe duke paralajmëruar largimin e tij nga radhët e bluve.

Në një deklaratë për mediat mesditën e kësaj të mërkure, Berisha është ndalur te takimi që Salianji mbajti një ditë më parë në Elbasan, ku u takua me dhjetëra demokratë. Sipas Berishës ky takim ka qenë i organizuar nga Suel Çela, i cilësuar si kreu i bandës së qytetit.

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se gjatë gjithë karrierës së tij politike nuk ka bërë asnjë kompromis me krimin, duke nënvizuar se kjo mbetet një vijë e kuqe e panegociueshme.

Berisha deklaroi se veprime të tilla janë të papranueshme dhe se kush i ndërmerr mban përgjegjësi të plotë politike dhe morale.

“Në të gjithë karrierën time dhe në ditët më të vështira, kurrë nuk kam bërë dhe nuk bëj kompromis me krimin. Nëse e ndjek këtë betejë, pavarësisht çmimit që ka pasur, kam bindjen se ka qenë dhe është veprimi më i drejtë. Vija e kuqe e Berishës ndan qartë bashkëpunimin me krimin. Që një anëtar i korruptuar i Kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të organizojë, së bashku me Suel Çelën, kriminelin më të rrezikshëm, një takim të tillë, është absolutisht e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë.

Në këtë kontekst, ai që ndërmerr një veprim të tillë ka tejkaluar vijën e kuqe dhe është plotësisht përgjegjës për veprimet e tij. Për sa i përket takimit të Salianjit, kemi pasur disa informacione që pohojnë se Suel Çela ka qenë organizatori kryesor i takimit. Përshëndes të gjithë drejtuesit e PD-së të Elbasanit që bojkotuan takimin e tij”, tha Berisha, teksa përshëndeti të gjithë anëtarët dhe drejtuesit e strukturave të Partisë Demokratike në Elbasan që bojkotuan takimin e Salianjit, duke i vlerësuar për qëndrimin e tyre.