‘MBËRRITE NË DUBAI?”/ Debat me “kodet e M*fies” mes Anila Hoxhës dhe Desada Metajt: Akuzat për dekonspirim dhe fshehje lajmi!

Një hetim i gjerë i Prokurorisë së Posaçme, i zhvilluar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, ka zbuluar një skemë të dyshuar kriminale të manipulimit të tenderave publikë të AKSHI-së, përmes presionit, dhunës dhe heqjes së paligjshme të lirisë.

Të përfshirë në këtë ngjarje qenë drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, biznesmeni Ermal Beqiri dhe djali i ish-deputetit socialist Ergys Agasi.

Gazetarja Anila Hoxha, ka postuar një status në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook”, pas një deklarate të bujshme të bërë nga kreu i PD, sipas së cilit Beqiri dhe Agasi janë arratisur nga Shqipëria dhe kanë gjetur strehë në Dubai.

Në statusin e saj Hoxha ka shkruar: “Alo , mbërrite në Dubai? Shumë mirë, tani po e pres atë fletëarrestin”

Këtij statusi i është përgjigjur me akuza  gazetarja Desada Metaj e cila i është drejtuar Hoxhës duke thënë se në median ku punon ajo nuk është shkruar asnjë rresht, për asnjërin nga emrat e përfshirë në këtë ngjarje, varësisht faktit që kanë ikur vërtet në Dubai ose jo. “Si fillim një media, sidomos një TV kombëtar ka për detyrë ta jape lajmin. Se dreqi ta hajë nuk fshihet hëna në thes… dhe as Mirlinda në Gridë”, shkruan Metaj.

Por kjo nuk ka ngelur pa përgjigje nga Hoxha e cila i kthehet duke thënë: “Desada Metaj ! Rendesi ka që policia moraliste dhe bojatisëse në facebook funksionon ditë e natë.Sa per Ergys Agasin.. etj, besoj se ti duhet të kesh më shumë informacion se sa unë. Faleminderit”

Ndërkohë gazetarja Metaj ka replikuar duke thënë se Hoxha ka më shumë informacion, madje ndoshta edhe më shumë se vet SPAK por do të bënte mirë tia jepte redaksisë për botim sipas saj. “Ose shkruaji këtu sic i shkruaj unë. Sa për moralistët e FB shoh ca të tjerë që gdhihen me furcë e bojë ne dorë. Te palodhur për Zotin! Ditë të mbarë se nuk besoj se do kesh lodhje sot me sa po shoh nga fluksi ne TCH. Sa për muhabete dhe thashetheme lodhje mos paç kurre” shton ajo me ironi.

Teksa Anila Hoxha ka mbajtur të njëjtën linjë bisede duke mos u zgjatur shumë dhe duke mosiu përgjigjur “akuzave” të Metajt, duke ritheksuar edhe njëherë se është kjo e fundit që ka më shumë informacion për Ergys Agasin.

Në fund Metaj përmend emrin e ish drejtueses së BKH, Aida Hajanj, duke thëse: “mos di ndonjë gjë më shumë.”

Postimi i Anila Hoxhës: Alo , mbërrite në Dubai? Shumë mirë, tani po e pres atë fletëarrestin

Desada Metaj: Ndoshta eshte e vertete kjo Anila. Po atje ku punon ti, ne TCH nuk ka nje rresht per arrestimin. As te Mirlinda Karcanajt, as te Ermal Beqirajt madje as te Ergys Agasir. Kane ikur apo jo eshte rrjedhoje. Ndoshta dekonspirim. Por mbetet per tu pare. Si fillim nje media, sidomos nje TV kombetar ka per detyre ta jape lajmin. Se dreqi ta haje nuk fshihet hena ne thes… dhe as Mirlinda ne Gridë

Anila HoxhaDesada Metaj ! Rendesi ka që policia moraliste dhe bojatisëse në facebook funksionon ditë e natë. Sa per Ergys Agasin.. etj, besoj se ti duhet të kesh më shumë informacion se sa unë. Faleminderit

Desada Metaj: Ti paske informacion dhe me shume se SPAK, madje dhe se sa di une. Po mire eshte tja thuash redaksise dhe ti botosh informacionet. Mos i mbaj perbrenda se te bejne dëm ndoshta. Ose shkruaji ketu sic i shkruaj une. Sa per moralistet e FB shoh ca te tjere qe gdhihen me furce e boje ne dore. Te palodhur per Zotin! Dite te mbare se nuk besoj se do kesh lodhje sot me sa po shoh nga fluksi ne TCH. Sa per muhabete dhe thashetheme lodhje mos paç kurre

Anila Hoxha: Këto cështjet e Ergys Agasit i njeh ti më mirë se sa unë Desada Metaj. Por rëndësi ka që policia e facebookut funksionoi dhe në këtë rast!

Desada Meta: I noh dhe mire fare, pyet njehere Aida Hajnaj mos di ndonje gje me shume se nuk njeh pak dhe ti zemra