Gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan, gazetari Blendi Fevziu i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama: A ka menduar ndonjëherë të largohet nga posti i kryeministrit?
Dhe përgjigja e kreut të qeverisë ishte po ashtu e drejtpërdrejtë.
Blendi Fevziu: E ke menduar ndonjëherë të ikësh?
Edi Rama: Jo.
Blendi Fevziu: Fare-fare?
Edi Rama: Jo sepse ju shpeshherë ose gjitha herët e merrni në mënyra të ndryshme, por asnjëherë siç e them unë atë që them. Unë nuk e kam parë kurrë këtë as si asnjë punë, as si një profesion, as si një rastësi, e kam parë si mision. Për mua është si misioni dhe misioni im është që ta çoj me ndihmën e Zotit dhe shqiptarëve Shqipërinë në BE.
/tvklan.al
Kryeministri Edi Rama komentoi gjatë një interviste në opinion “çelësin” e mbijetesës së gjatë në politikë. Ai nuk i vuri gishtin vetëm një faktori, por theksoi se janë rrethana dhe ngjarje të ndryshme që ndikojnë.
“Nuk e kam pyetur ndonjëherë veten. Unë them që është një kombinim i gjërave, nuk është një gjë. Janë rrethana, janë ngjarje të tjera që diktojnë lëvizje”, tha Rama.
Ai u pyet edhe për ish-kryeministrin e ndjerë Fatos Nano, të cilin e konsideroi si njeri me shumë talent, por me pak vullnet. Ndërsa Sali Berishën e konsideroi më të vullnetshmin në të keqen e vet. Për Metën nuk komentoi gjatë.
Blendi Fevziu: Nano nuk është më në këtë jetë. Nëse do ju kërkoja sot ta përkufizonit në mënyrë realiste, si do ta përkufizonit?
Edi Rama: Në qoftë se do më kërkosh vetëm një fjali do thosha shumë talent, pak vullnet.
Blendi Fevziu: Kush është njeriu politik më i vullnetshëm që keni njohur këto 30 vite?
Edi Rama: Më i vullnetshmi në të keqen e vet është ai miku jot. Pa diskutim.
Blendi Fevziu: Berisha?
Edi Rama: Nuk ia zë emrin unë tani se më duket sikur… Më i vullnetshmi në të keqen e vet është ai miku jot. Ti ia gjete emrin direkt. Se ti ke dhe gjithë këta miq. Si e gjete menjëherë?
Blendi Fevziu: Raporti juaj me Metën?
Edi Rama: Kam shkruar për të në libër dhe pak a shumë është raporti që ka qenë vijimësisht edhe më pas.
/tvklan.al




