Nuk ua merr mendja! Edi Rama cudit: Ja cila ka qënë periudha e tij kur ka

Kryeministri Edi Rama ka treguar një nga momentet më të vështira që prej futjes së tij në politikë. Ai tha se gjatë betejës për të marrë drejtimin e Partisë Socialiste ka qenë në tension pasi djali i tij, Gregori, ka qenë sëmurë.

“Momenti më i vështirë ka qenë momenti ku duhej të bëja luftën për të marrë drejtimin e PS dhe njëkohësisht duhej të ndiqja në distancë me shumë tension ecurinë e sëmundjes së djalit tim. Ishin të dyja bashkë në të njëjtën kohë dhe ishte shumë sfidë e madhe që nga një anë duhej të isha energjik, i qeshur, guximtar, i fortë, i vendosur për të marrë lidershipin e PS”, tha Rama për ‘Opinion’.

Kanë qenë njerëzit që e rrethonin që Rama ta tejkalonte këtë sfidë dhe të vijonte karrierën politike.

“Në atë sfidë kanë qenë vendimtarë njerëzit duke filluar nga ai vetë, ishte i vogël, por ishte shumë i vendosur në atë luftë. Pastaj edhe ime më, Linda të gjithë. Ishte një gjë shumë e kombinuar”, tha Rama.