ë një periudhë kur tensionet politike në Shqipëri dhe në arenën ndërkombëtare po rriten, opinionistët dhe analistët e çështjeve politike paralajmërojnë zhvillime që mund të ndikojnë jo vetëm në jetën politike të vendit, por edhe në ekuilibrat globalë.
Alfred Cako, një emër i njohur në fushën e analizës politike, ka bërë deklarata të forta në emisionin “Rrethi Katror”, pjesë e programit “E Diell”, duke komentuar situatën e brendshme në Shqipëri dhe duke dhënë një pasqyrë shqetësuese për marrëdhëniet ndërkombëtare në vitin 2026.
Në një intervistë që ka ngjallur debate të shumta, Cako nuk u ndal vetëm tek politika e brendshme, por edhe tek rreziqet globale. Ai diskutoi rolin e SPAK-ut dhe situatën e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke nxjerrë në pah përplasjet midis interesave të brendshme dhe ndikimeve të jashtme. Sipas tij, ajo që duket si një çështje lokale korrupsioni, në realitet është një lojë më e madhe e interesave politike dhe ekonomike.
Përveç politikës së brendshme, Cako gjithashtu komentoi zhvillimet ndërkombëtare, duke paralajmëruar një luftë civile në SHBA gjatë vitit 2026.
A jemi afër një lufte bërthamore?
Cako: Ata po i deklarojnë vetë gjërat, jemi në prag të një lufte bërthamore. Ekziston një grup i madh që kërkon të kthejë botën në multipolare. Ky grup shpes është anëtar i një koalicioni që quhet “Dritë”, Rusia dhe Kina. Këto shtete po kërkojnë të sfidojnë SHBA. Perëndimi, fitues i luftës së ftohtë, kishte mundësi të ndihmonte Bashkimin Sovjetik, ose të zgjidhte rrugën që zgjodhi për ta copëtuar dhe shfrytëzuar si fuqi imperialiste. Kur Khrushchev vendosi raketat në Kubë, Kennedy kërcënoi për luftë bërthamore. Imagjinoni sikur rreth SHBA të shkojë Kina dhe Rusia me armët bërthamore. Rusisë i kanë shkuar 100 milje larg me raketat e tyre. Putin shumë herë i ka kërcënuar: “nëse më sulmoni, nuk ju përballoj dot me luftë konvencionale, por kam armët bërthamore”. Fuqia e Rusisë është fuqia tokësore dhe submarina; nuk ka flotë të fuqishme detare.
Jemi para një lufte civile që do të ndodhë vitin tjetër në Amerikë.




