Zbulohet çfarë që i mori jetën Shemit të grupit të ‘Ilirëve’, zbardhen detajet

Shemsi Krasniqi, solisti i grupit të rock-folk-ut vendor “Ilirët”, i njohur me emrin artistik si Shemi, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prishtinë.

Burime të Gazetës Express thanë se ai u gjend i vdekur ditën e sotme rreth orës 15:00 në banesën e tij pas një sulmi në zemër.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar një ekip i Emergjencës.

Shemi ishte pjesë e grupit “Ilirët” që u formua në vitin 1981.

“Ilirët” me Shemin në mikrofon ishin një prej grupeve muzikore më aktive gjatë viteve ’80 dhe ’90. /Prive
Raportohet se ka ndërruar jetë këngëtari shqiptar, Shemsi Krasniqi, i cili për të gjithë njihet si Shemi, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”.

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit është bërë i ditur nga media online Reporteri.

Krasniqi ishte një nga zërat më të dashur dhe më ikonikë të muzikës shqiptare, njeriu që i dha shpirt dhe jetë këngës që u bë simbol kombëtar, “Xhamadani vija vija”.

Me zërin e tij karakteristik dhe interpretimin e thellë, ai arriti të lidhte gjenerata të tëra me traditën dhe kulturën muzikore shqiptare, duke lënë një gjurmë të paharrueshme në muzikë.

Edhe pse detajet për shkakun dhe rrethanat e vdekjes së tij ende nuk janë bërë publike, humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh në skenën muzikore.

Krasniqi do të mbahet mend jo vetëm si një këngëtar i talentuar, por edhe si një ikonë kulturore, një artist që me artin e tij arriti të bashkonte njerëzit dhe të ruante gjallërinë e muzikës tradicionale shqiptare për brezat e ardhshëm. /Telegrafi/