Moti kthesë DRASTIKE/ Meterologia tregon çfarë pritet në fund të Dhjetorit…

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit, duke shënuar vijimin e motit të paqëndrueshëm që ka karakterizuar ditët e fundit.

Sipas meteorologes Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave, reshjet do të jenë kryesisht me intensitet të dobët deri në mesatar, duke prekur pothuajse të gjitha zonat e vendit, herë pas here me ndërprerje të përkohshme.

“Deri të premten do të kemi reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë fundjavës pritet një ulje e ndjeshme e temperaturave, ndërsa reshjet do të vijojnë përgjatë gjithë javës, edhe pse do të ketë intervale të shkurtra përmirësimi të motit,” u shpreh Gjoni.

Meteorologët bëjnë me dije se temperaturat do të mbeten relativisht të qëndrueshme deri në fundjavë, për t’u pasuar më pas nga një rënie graduale, veçanërisht në zonat malore. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në qarkullimin rrugor, për shkak të lagështirës dhe kushteve të paqëndrueshme atmosferike.