Kryefjala ka siguruar një video tronditëse, ku shihet Suada Muça duke u dhunuar nga një grup vajzash.Në pamjet që shfaqen në video, disa vajza e sulmojnë njëkohësisht, duke e shtyrë dhe duke e hedhur në tokë.
Videoja tregon momente tensioni dhe dhune, ndërsa ajo duket e pafuqishme për t’u mbrojtur përballë sulmit.Suada Muça është një personazh i njohur në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, ku prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes për përmbajtjet e saj, por edhe për debatet dhe polemikat që kanë shoqëruar prezencën e saj online.
Megjithatë, pavarësisht diskutimeve publike, dhuna fizike mbetet e pajustifikueshme.Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga vetë Suada, as ndonjë njoftim nga autoritetet lidhur me ngjarjen.
Vajzat dëgjohen duke e detyruar që t’i kërkojë falje “Xhemalit”, që dyshohet se bëhet fjalë për Xhemal Ukën, i njohur në TikTok si “Fire”.
Suada dhe Fire kanë pasur disa përplasje dhe ofendime në rrjetet sociale. Në lidhje me këtë ngjarje, Muça ka deklaruar në një videolive se shkaku ka qenë ofendimet ndaj fëmijëve të saj.
Ajo ka shtuar se iu është përgjigjur në të njëjtën mënyrë, por situata ka degjeneruar në dhunë fizike.




