Dalin provat/ “Gon Shehaj u shit te Rama”Zbulohet skema: Ja si njerëzit e tij u shpërblyen me poste dhe miliona nga AKSHI

Aktivisti Gent Progni ka zbuluar një prapaskenë të llahtarshme për Agron Shehajn. Me një postim në Facebook, ai ka shpjeguar arsyen pse Shehaj nuk bën asnjë reagim publik për skandalin e AKSHI-it.

E vërteta është se Shehaj është i përfshirë në këtë skandal me njerëzit e partisë së tij. Ky ka qenë shpërblimi që i ka dhënë Edi Rama pas zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas asaj që ka zbuluar Progni, gruaja e deputetit të Shehajt, Erald Kapri, ka qenë zëdhënësja e drejtoreshës së AKSHI-t. Më pas ajo u shpërblye nga Edi Rama duke e bërë drejtoreshë tek Euronews, televizioni qeveritar me pronar të famshmin Teo, i cili i bën fresk sistematikisht qeverisë dhe Agron Shehajt.

Me të lexuar këtë denoncim nga Progni, Shehaj ka reaguar me një video duke thënë se disa aktivistë të lidhur me bandat po sulmojnë partinë e tij.

Progni është përgjigjur menjëherë me prova të reja. Ai ka zbuluar se Rama ka bërë drejtor të përgjithshëm të Start Up-eve në Shqipëri njeriun e Agron Shehajt, ose më saktë partnerin e tij të biznesit. Ky drejtor quhet Arjan Ymeri, i cili ka shpërndarë miliona në kompanitë e lidhura me Agron Shehajn.