Këtë fundvit, Drejtuesi Madhor Ilir Proda, ka bërë disa ndryshime në Policinë e Shtetit. Ku pas vlerësimnit të performamncave, janë kryer emërime dhe shkarkime.
Proda ka firmosur mesditën e sotme shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore Lezhë, Drejtues Altin Mena, dhe të zv.drejtorit për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka, me motivacionin për performancë të dobët.
Mena do të shërbejë tashmë si zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës, ndërsa Gjoka shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër.
Po me të njëjtin motivacionin janë shkarkuar nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër Mariglen Duçi dhe shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz Besmir Dervishi. Të cilët respektivisht do të shërbejnë, Duçi, shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në Kukës, ndërsa Dervishi shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë.
Njoftimi i plotë:
Pas vlerësimit të performancës, të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, proces i cili do të vazhdojë për të gjitha drejtoritë vendore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosur mesditën e sotme shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore Lezhë, Drejtues Altin Mena, dhe të zv.drejtorit për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka, me motivacionin për performancë të dobët.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë, zv/drejtorin për Hetimin e Krimit, në DVP drejtues Kujtim Gjoka.
Po me të njëjtin motivacionin janë shkarkuar nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër Mariglen Duçi dhe shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz Besmir Dervishi.
Altin Mena është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës.
Ndërsa Taulant Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër.
Mariglen Duçi, shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në Kukës.
Besmir Dervishi, shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë.
Ervis Gjoshi, eshte emëruar shef i komisariatit në Dibër.
Sentilian Ndreu, emërohet përkohësisht, shef i Komisariatit nr. 5.




